RCCOLA

Punë praktike në Kosovë për të rinjtë e diasporës

/ 2 minuta lexim

Të rinjët e diasporës do kenë mundësi t’i zhvillojnë aftësitë e tyre duke bërë punë praktike në KosovëProjekti Diaspora për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV) dhe Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë pranë Ministrisë për Tregti dhe Industrisë organizojnë për të studentët nga disapora punë praktike biznesi.

Në këtë projekt do të përfshihen 5 të rinjtë nga diaspora, të cilët do të mund të aplikojnë për punë praktike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të ndihmojë në shkëmbimin e njohurive ndërmjet të rinjve nga diaspora, të cilët janë arsimuar në frymën evropiane dhe biznese në Kosovë, të cilët përballen me probleme konkretë në punët e tyre të përditshme”, thuhet në njoftimin e DfD.

Për më tepër ky bashkëpunim thuhet se ndihmon në lidhjen e gjeneratave të reja me vendin e tyre dhe mund të rezultojë në bashkëpunim ekonomik në të ardhmen.

Studentët e interesuar për të aplikuar për praktikë duhet ti dorëzojnë këto dokumente:
• Formulari për aplikim,
• CV e studentit/tes,
• Transkripti i lëndëve dhe notave,
• Letër motivim

KKVITI

Studentët mund të zgjedhin ndërmjet komunave të Kosovës dhe veprimtarisë së bizneseve, apo departamenteve përkatëse. Gjithashtu koha për mbajtjen e praktikës është fleksibile ashtu që ju lutem këto speficika ti theksoni në letrën motivuese.

Formularin për të aplikuar mund ta shkarkoni këtu, ose duke na shkruar ne [email protected]

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit. Afati i fundit për të konkurruar është 30 maj 2013

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë mund të drejtoheni në email adresën [email protected], ose duke na kontaktuar në numrat e telefonit + 386 49 356 301 ose + 377 44 877 617