Eko Higjiena

“Punë, jo fjalë”: Rexhep Kadriu fiton zemrat e gjilanasve në ditët e para të garës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një kohë kur shumë kandidatë presin që momentum t’u krijohet nga strukturat partiake apo nga fushatat formale, Rexhep Kadriu ka zgjedhur rrugën më të vështirë, por edhe më të sinqertë: t’i shkojë vetë qytetarëve derë më derë, lagje më lagje, me një përkushtim që e dallon qartë në këtë garë politike. Rexhep Kadriu po hyn në këtë garë jo vetëm me ambicie politike, por me historinë e punës së kryer, me investime konkrete që flasin për të, dhe me një energji që po e ngjall besimin se Anamorava mund ta rifitojë zërin e saj.

Që nga dita e parë, Kadriu është parë në terren, duke bashkëbiseduar me gjilanas të profesioneve e shtresave të ndryshme, duke dëgjuar hallet, pritjet dhe shpresat e tyre. Kjo qasje e drejtpërdrejtë ka bërë që ai të marrë përkrahje të gjerë brenda pak ditësh, një mbështetje që nuk vjen nga fjalët, por nga besimi i krijuar ndër vite.

Kandidati i LDK-së hyn në këtë garë pa pritur buxhete të mëdha apo ndërhyrje partiake, ai ecën me forcën e tij personale, me motiv të pastër dhe me bindjen se politika ka kuptim vetëm kur e prek qytetarin në përditshmërinë e tij. Prandaj, serioziteti i tij është pritur me respekt dhe admirim nga votuesit e Anamoravës.

Reagimet e para janë tejet pozitive, shumë e shohin Kadriun si njeriun e duhur për t’i dhënë rajonit një zë të fuqishëm në Parlament. Takimet e tij të përditshme po shndërrohen në takime besimi, ku ai shpalos vizionin, idetë dhe programin për Gjilanin, një program që mbështetet në punë konkrete dhe jo në premtime të zbrazëta.

“Një jetë e tërë në shërbim të Anamoravës, 170 milionë euro investime për Gjilanin dhe rajonin tonë. Punë dhe rezultate konkrete, jo fjalë,” ka qenë mesazhi i tij i parë sensibilizues, i cili ka gjetur jehonë të madhe në rrjetet sociale.

HW

Kadriu e pranon hapur se është i impresionuar nga mbështetja që po merr.

“Jam sinqerisht i befasuar nga kjo energji pozitive e gjilanasve. Po e shoh qartë që ka nevojë urgjente të punojmë në terren, për t’ia rikthyer Gjilanit krenarinë që e ka pasur,” ka deklaruar ai, me një optimizëm që reflekton përkushtimin e tij afatgjatë.

Rexhep Kadriu po hyn në këtë garë jo vetëm me ambicie politike, por me historinë e punës së kryer, me investime konkrete që flasin për të, dhe me një energji që po e ngjall besimin se Anamorava mund ta rifitojë zërin e saj.

Në një atmosferë të ngarkuar politike, ai po rikthen një dimension të harruar, politikën që dëgjon, punon dhe bashkëjeton me qytetarin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.