Punë e privilegje për VIP-të

Janë bërë të njohur përmes këngës. Por, karshi zanatit të tyre, përmes së cilit shfaqen çdoherë në publik, emra të njohur të këngës bëjnë edhe një punë të dytë. E për këtë gjë, përveç se kanë treguar zotësinë e tyre profesionale, Naser Gjinovci, Genc Prelvukaj, Adelina Emini e Veli Sahiti kanë treguar se gëzojnë edhe privilegje të veçanta.
Punojnë fortë për krijimin e këngëve të reja, përmes të cilave vazhdimisht kënaqin publikun e tyre. Por, karshi kësaj, një pjesë mjaft e madhe e këngëtarëve kanë edhe një punë të dytë në të cilën angazhohen çdo ditë të javës.
Naser Gjinovci, Genc Prelvukaj, Adelina Emini e Veli Sahiti janë disa nga fytyrat tona publike që karshi muzikës kanë edhe profesionet e tyre nga të cilat, siç thonë, aq sa kanë pas përparësi edhe janë gjykuar në fillimet e tyre.
Disave të qenit artist në njërën anë dhe angazhimi në punë tjetër u ka sjellë telashe e disave u ka krijuar avantazhe. Megjithatë, ata pranojnë se qytetarët i shohin ndryshe jashtë muzikës. Nganjëherë madje edhe nuk i marrin për seriozisht…(Tribuna).