ARKATANA

Puna e vetme e Lutës në Gjilan tenderomania, “Dosja Haziri” deponohet në Prokurori

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës në Institucionet e Komunës së Gjilanit, shprehin shqetësim të lartë rreth zhvillimeve të fundit, të cilat po ndodhin nga koalicioni qeverisës lokal LDK-AAK dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Komuna e Gjilanit tanimë pothuajse është e privatizuar nga ky koalicion dhe nga Lutfi Haziri, ku për gjashtë muaj të gjatë punës nëpër institucionet komunale nuk kanë respektuar asnjë rregullore, ligj dhe procedurë ligjore ka thënë Riad Rashiti e Sahit Abazi në një konferencë për medie.

Dy këshilltarët e PDK-së kanë ofruar edhe dëshmi e argumente se pse kanë vendosur që “Dosja Haziri” të dërgohet në Prokurori, raporton rajonipress.

“Problem shumë serioz, është edhe qasja e kryetarit të komunës së Gjilanit ndaj të të gjitha institucioneve komunale, duke filluar nga ndërhyrjet joligjore në Kuvendin Komunal, e deri te shkeljet serioze të ligjit të prokurimit, duke shpërblyer me tenderë kompanitë të cilat e kanë financuar fushatën e Lutfi Hazirit në vitin 2013 dhe të LDK-së në vitin 2014, ndërsa në anën tjetër po ushtron dhunë institucionale ndaj disa operatorëve ekonomik që kanë kontrata të nënshkruara me komunën e Gjilanit”.

Ne si PDK në Gjilan në vazhdimësi jemi angazhuar dhe kemi shprehur vërejtjet tona për parregullsitë dhe keqpërdorimet e mëdha të cilat po ndodhin me buxhetin e komunë së Gjilanit, rritjen enorme të shpenzimeve në komunë, mungesën e plotë të investimeve, si dhe dështimin e plotë të kësaj qeverisje komunale në Gjilan.

Rashiti e Abazi thanë se sot, më datë 04 korrik 2014, kemi dorëzuar në prokurorinë e Gjilanit, tri dosje për tenderë, në të cilat ka bazë të plotë për t’u hetuar kryetari i komunës, i cili ka bërë ndërhyrje të dhunshme në aktivitetet e zyrës së prokurimit, duke kërkuar realizimin e projekteve pa procedura të prokurimit, ka lejuar rritje enorme deri në 700% të shpenzimeve për projektet e tenderuara, si dhe ka ndërprerë personalisht mbi 10 kontrata me operatorët ekonomik, duke shkelur plotësisht ligjin e prokurimit dhe kështu duke bërë vepra penale.

Ne sot kemi paraqitur në prokurori të Gjilanit, dëshmitë tona me 41 faqe dokumentacion, për tu hetuar kryetari i Gjilanit, për këta tre tenderë: Tenderin për furnizimin dhe montimin e skajoreve për rrugica, me nr.të prokurimit Gi 651 140 401 36.

Për këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të qëllimshme dhe me kërkesë të kryetarit të komunës, që fillimisht të kryhen punimet e këtij projekti, dhe tek pas finalizimit të këtij projekti kanë filluar procedurat e prokurimit. Për këto janë grumbulluar dhe dorëzuar dëshmi plotësisht të qëndrueshme dhe të argumentuara me fakte konkrete.

Tenderin për Dezinfektimin, Dezinsektimin dhe Deratizimin, me nr.prokurimit Gi 651 14 047 221. Vlera e tenderit të dhënë për këtë projekt është jashtëzakonisht e lartë, për 700% më shumë se sa në krahasim me vitet paraprake, për të njëjtin qëllim.

Në vitin 2010 vlera e tenderit ka qenë 7,963.00 euro, në vitin 2011 ka qenë vlera prej 6,499.25 e kontraktuar nga kompania “Fauna”, ndërsa po të njëjtës kompani për vitin 2014 i është dhënë tenderi në vlerë prej 160,350.00 euro, për kontratë kornizë për tri vite, e që mesatarisht i bie nga 53,400 euro për një vit kalendarik.

Fundamenti

Edhe në séancën e Kuvendit Komunal në Gjilan të datës 27 qershor 2014, kryetari i komunës Lutfi Haziri ka deklaruar publikisht se pas vërejtjes nga ana e këshilltarit komunal të PDK-së Riad Rashiti, ka kërkuar anulimin e dhënies së tenderit në vlerë prej 160 mijë euro, ku poashtu ka deklaruar se ai personalisht ka kërkuar hetime për këtë rast, por nuk ka theksuar se nga kush do të bëhen këto hetime dhe kujt i është drejtuar ai për të bërë këto hetime në zyrën e prokurimit lidhur me këtë tender. Ndërsa ai nuk ka marr asnjë veprim si kryetar i komunës për përgjegjësit e zyrës së prokurimit.

Ndërprerja e kontratës për sigurimin fizik të objekteve komunale dhe shkollore, me nr. të prokurimit Gi 651 12 002 221, dhe mbi 10 kontrata tjera të ndërprera drejtpërdrejt nga ana e kryetarit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutffi Haziri, ka bërë shkelje të rënda të ligjit të prokurimit, ku pa asnjë vendim por vetëm përmes njoftimeve ka bërë ndërprerjen e shumë kontratave me operatorët ekonomik, gjë që me ligjin e prokurimit thuhet shumë qartë se kur dhe kush ka të drejtë të bëjë një ndërprerje të kontratës me operatorin ekonomik që është në proces të realizimit të projektit.

Përveç këtyre rasteve të paraqitura, kemi të bëjmë edhe me dhënien e tenderëve me shuma fiktive financiare, si psh. rasti i blerjes së tepiheve dhe perdeve për zyrën e kryetarit të komunës në vlerë prej 9,499.00 euro, blerjen e rrobave për zyrtarët komunal në vlerë prej 6,216.00 euro, për komunikim me vala për 35 zyrtarë komunal në vlerë prej 37,224.00 euro etj.

Mbi 60% e tenderëve në komunën e Gjilanit po jepen pa procedurë të hapur, por vetëm përmes formës së kuotimit, kështu duke e dëmtuar rëndë buxhetin e komunës së Gjilanit.

Poashtu Lutfi Haziri duhet t`i kthehet punës në komunën e Gjilanit, duhet më pak me u marr me partinë e LDK-së dhe qeverinë në Prishtinë.

Ai ka harruar që me dëshirë është bërë kryetar i Gjilanit dhe që duhet me u marr me komunën. Ndërsa ai krejt angazhimin që është duke e bërë në Gjilan ka të bëjë me tenderomaninë, largimin e punëtorëve të komunës së janë nga familjet e dëshmorëve, veteranëve të luftës ndërsa punëson aktivistë të LDK-së pa plotësuar asnjë kriter ligjor, emëron anëtar nëpër borde të kompanive publike vetëm me shkollë të mesme dhe në konflikt interesi ligjor. Në konkursin për punësim në komunë ka mashtruar 200 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për punësim kanë thënë Rashiti e Abazi.

Sipas këshilltarëve të PDK-së drejtoria e Arsimit është duke bërë presion mbi drejtorët e shkollave të mesme dhe shefat e drejtorive komunale, për t1i lëshuar pozitat e tyre udhëheqëse dhe për t`i transferuar në vende tjera të punës.

Konkursi për drejtor të shkollave është anuluar, poashtu janë anuluar 4 qendra të testit në Gjilan, ndërsa në krejt Kosovën 7 qendra. Mbi 600 nxënësve iu është mohuar e drejta për regjistrim në fakultet. Më tërë këto problem në arsim, drejtori i arsimit duhet të jep dorëheqje nga posti i tij.

Gjithashtu për herë të parë në këtë vit, komuna e Gjilanit nuk e ka bërë ende Dezinsektimin e ambientit. Këto problem të shumta në Gjilan, e kanë vështirësuar jashtëzakonisht shumë një jetë normale për qytetarët tanë kanë thënë këshilltarët e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.