RCCOLA

Puna e Arianit Sadikut nga këndi qytetar: Djalë i mirë po në vend të gabuar, viktimë e pushtetit e analfabet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arianit Sadiku u shkarkua nga pozita e kryesuesit pasiqë LVV e humbi shumicën në Kuvend. E qytetarët kanë dhënë komente të ndryshme për punën e tij, disa e kanë quajtur viktimë e pushtetit, disa analfabet e disa djalë i mirë.

Arianit Sadiku nuk njihet nga qytetarët për ndonjë punë apo veprim të mençur, me përjashtim të asaj që ishte shërbyes i klaneve të caktuara brenda LVV.

Kësaj radhe kemi përzgjedhur disa komente pikërisht të marra në faqen e Komunës së Gjilanit.

Komentuesi Musa Sylejmani ka shkruar: Djalë i mirë ka qen po në vend gabum thjesht viktimë i pushtetit.

UBT

Bekim Sermaxhaj: Ky ishte analfabet total. Nashta o djalë i mirë po sikur ky i ka drejtorët Alban Hyseni. Me këtë ekip as Uglarin s`mundet me udhëheq e jo Gjilanin.

Lirim Vokshi: Edhe pse jemi kundërshtar në politik me Nitin, me familjen e tij njihemi shumë moti, si djalë dhe si karakter Niti qaty në kuvend disa n’kuk t`i mban. Niti dhe familja e tije janë të njohur për aktivitete dhe iniciativë të shumta politike që kanë të bëjnë me patriotizëm. Djali u bo kurban i pazarit politik t’partis së tij.

Komentuesi Vitia ka shkruar: Duhet me i shkarku edhe drejtorët. Deri tash Albani ka dëshmua që lidhje nuk ka me qeveris Gjilanin. Po vazhdojnë disa projekte të qeverisjeve të kalume përndryshe kurgjo tre s`ka nis ky.

Remzi Isufi: I kuptoj LDK-istat, kanë numra i kanë edhe qëllimet e veta, po PDK-istat e mjerë me pre degën që kanë qëndruar në të duke ia majtë turpshëm zhagin LDK-së – NON SENSE…!!!