UBT

Publikohet spoti i Ritës që u xhirua në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rita Ora ka lansuar videoklipin e saj më të ri “Shine Ya Light”, i cili është xhiruar në Prishtinë, i cili është një prej videoklipeve më të bukura të parë ndonjëherë nga ndonjë artiste shqiptare.

“Rita po vjen, Rita po vjen”, kështu fillon videoklipi i xhiruar në Prishtinë, kur një djalosh u bënë thirrje të gjithëve se ajo po vjen. Në fakt ajo ishte, e xhiroi videoklipin dhe tani po ia tregon botës vendlindjen e saj të bukur dhe njerëzit e mrekullueshëm.

Videoklipi vazhdon më pas me Ritën, si ambasadore më e mira e Kosovës nëpër botë, që shkëlqen në skenat të xhiruara në periferi të qytetit, në lagjet brenda dhe pjesa kulminante është dhe performanca e saj në NeëBorn dhe gjesti me duar ‘i shqiponjës dykrenare’, që i tregon botës se këtu jetojnë vetëm shqiptarë.

Uji Dea

“Shine Ya Light” e paraqet Kosovën me një imazh që vërtet vështirë se mund të përshkruhet. Flamuri jonë shtetëor shfaqet në shumë skena, në fillim të klipit dhe në një skenë të xhiruar në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Edhe policia e Kosovës kontriboi, duke i thënë botës se tashmë ky vend është i lirë, i pavarur dhe shumë i sigurt, e para së gjithash tejet i bukur. Vlen të përmendet edhe skena në Zone Club, ku natën e paraqitjes së Ritës në shtator ishin mbledhur plot pesë mijë persona.

Videoklipi mbaron me Ritën e cila mbahet te një nga policët me motor, duke treguar se ajo nuk po largohet, në fakt ka qenë gjithmonë këtu… /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.