ARKATANA

Publikohet raporti i fundit i ASK-së, bie çmimi i vajit dhe detergjentit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.

Të dhënat e nxjerra nga raporti flasin për pak ndryshime të çmimeve, ku në disa artikuj vërehet një rënie e lehtë, transmeton IndeksOnline.

Vaji ushqimor ka shënuar rënie për 9 centë, nga 2.03 euro sa ishte me 18 shkurt tani ka renë në 1.93 euro.

Mobi Casa

Kurse detergjenti për rroba nga 3.72 euro sa ishte me 18 shkurt, tani ka renë ë 3.56 euro.

Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.