Publikohet një pjesë e këngës së re të Rita Orës
Kënga e re “Poison” e Rita Orës ka të bëjë me fatin e saj të keq në dashuri.
Këngëtarja ka konfirmuar dje, në një nga radiot britanike, se do të debutojë këngën e saj të re të hënën, më 18 maj. Dëgjojeni këtë pjesë të shkurtër të kësaj kënge:
Gjithashtu Rita ka publikuar edhe punimin artistik të këngës së saj në rrjetin social Instagram.
Ylli i hitit “Radioactive” ka folur edhe më parë në lidhje me këtë këngë, duke treguar se kjo këngë ka të bëjë me lidhjen e saj jo të shëndetshme.
“Ka të bëjë me fatin e keq në dashuri”, ka thënë Rita Ora.
Rita Ora aktualisht është duke u takuar me Ricky Hill, djalin e dizajnuesit të modës për Shtetet e Bashkuara, Tommy Hilfiger. Ajo më parë ka qenë në lidhje me Calvin Harris dhe Rob Kardashian.


