UBT

Publikohet doracaku për zgjedhje: “T`i je shefi, t`i vendos”

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Përveç synimit për vetedijesimin e të rinjve për mënyrën e votimit, doracaku ka për qëllim edhe evidentimin e vështirësive të votuesve nga Diaspora Shqiptare.

Të premten është publikuar doracaku për zgjedhjet, në kuadër të projektit ‘Ti je shefi, Ti vendos!’ i cili është një projekt në partneritet mes Rinisë dhe studentëve shqiptarë në Norvegji’, organizatës JEF Kosova, Fondacionit Gjerman KAS si dhe Institutit Civita.

Ky doracak ka për qëllim vedijesimin e votuesve të rinj, duke i informuar ata për rëndësinë e votës së tyre dhe mënyrën e votimit të rregullt, si parakusht për një demokraci të qëndrueshme.

Nga panelistët e ftuar u vlerësua shumë rëndësia e edukimit të rinisë në lidhje me procesin zgjedhor. Arton Baftiu, përfaqësues i Rinisë dhe Studentëve Shqiptarë në Norvegji tregoi se frymëzimi për këtë projekt, dhe për kyqjen e diasporës në këtë projekt, ka ardhur si rrjedhojë e aktiviteteve dhe inkuadrimit në nivel të lartë të rinisë norvegjeze në politikë. „Duke parë arritjet e tyre, menduam se do të ishte mirë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe në Kosovë, duke bashkëpunuar me organizatat rinore këtu dhe institutcionet tjera përgjegjëse për zgjedhjet, tha Baftiu.

Ndërsa presidentja e organizatës „Jef Kosova“, Ardita Osmanaj, duke folur për rëndësinë e këtij projektit, ka thënë: “Ne tashmë kemi filluar realizimin e projektit “Ti je shefi, ti vendos”, duke e realizuar edhe fazën e parë të këtij projekti, me rastin e lansimit të doracakut për Zgjedhjet, i cili synon vedijesimin e votuesve të rinj për mënyren e votimit dhe rëndësinë e votës së tyre”.

Mobi Casa

Osmanaj, më tutje shton se, doracaku përveç synimit që ka për vedijesimin e të rinjve për mënyren e votimit, ka për qëllim edhe evidentimin e vështirësive të votuesve nga Diaspora Shqiptare. Si i tillë, ai do të realizohet në disa faza.

“Ne tashmë jemi në fazen e parë të projektit. Në këtë fazë, përveç vedijesimit të votuesve të rinj, ne do të evidentojmë edhe disa nga vështirësitë e votuesve nga Diaspora Shqiptare, duke i përcjellë pastaj tek instancat më të larta kompetente për zgjedhje si KQZ-ja, me rekomandime konkrete për eliminimin e tyre”, thotë Osmanaj. Ai më tutje shton se pas realizimit të këtij doracaku dhe realizimit të një pyetësori me votuesit e rinj, do të fillojnë edhe me realizimin e fazës së dytë të këtij projekti, që konsiston në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe nxjerrjen e rekomandimeve konkrete. Ky projekt do të realizohet në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.

Ndërkaq, zv. ambasadori norvegjez në Kosovë, z. Jon Hansen, duke folur për rëndësinë e këtij projekti dhe duke iu bërë thirrje të rinjve për të votuar, në mes të tjerash ka thënë se “zgjedhjet jane vlera fundamentale e demokracise. Në regjionin tuaj kjo çështje është sensitivie. Është e frikshme se gjatë zgjedhjeve ka mashtrime. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të rinjtë duhet të tërhiqen. Ju duhet të votoni, dhe të jeni sa më aktiv në shoqërinë tuaj”. Z Hansen, ka shtuar më tutje se, nëse nuk voton, nuk ke arsye për tu ankuar apo për të kërkuar llogaridhënje, prandaj ushtrojeni të drejtën tuaj legjitime per të votuar dhe mbrojeni atë“.

Ndryshe, në lansimin e këtij doracaku për zgjedhje, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga misioni i OSBE-së në Kosovë, përfaqësuesit nga Rinia Shqiptare dhe Komuniteti Studentor në Norvegji, përfaqësues nga organizata Konrad- Adenauer –Stiftung (KAS- Përfaqësia në Kosovë), njëherësh edhe mbështetës të këtij projektit, si dhe aktivistë nga shoqëria civile në Kosovë, kryesisht të organizatave rinore të cilët kanë shprehur vullnetin të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti, thuhet në komunikatën e lëshuar nga sektori i mediave i organizatës JEF Kosova.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.