Publikohet balada ‘Nanë’ nga Violetë Kukaj-Retkoceri
Këngëtarja Violetë Kukaj Retkoceri pas një pauze mjaft të gjatë nga muzika ka vendosur që të rikthehet me një projekt të ri.
Violeta ka publikuar këngën ‘Nanë’ të cilët i ka realizuar edhe videoklipin. Ndonëse ka vite që nuk ka publikuar këngë të re, me këtë projekt ajo ka thyer heshtjen duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ajo është tërhequr nga muzika, apo se zëri i saj nuk është në formë.
Kënga është punuar nga Ilir Berani ndërsa videoklipi është finalizuar nga produksioni XL Films./Indeksonline/


