PTK shkelë ligjin, shpall fituese kompaninë më të shtrenjtë

Përkundër ofertës më të shtrenjtë, kompania e sigurimeve “Sigal UNIQA Group Austria”, ka fituar tenderin “Benefite për sigurim shëndetësor” nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), me çmim prej 47 mijë euro më të lartë së kompania e dytë ofertuese, që në këtë rast ishte kompania e sigurimeve “Siguria”.
Kompania “Siguria”, ka ofruar çmimin prej 1 milion e 113 mijë e 206 euro, ndërsa “Sigal UNIQA Group Austria” 1 milion e 159 mijë e 8 euro dhe është shpallur fituese.
Na dokumentin që e posedon ‘Tribuna’, ofertuesi më i lirë ka qenë kompania “Siguria”, me 47 mijë euro dhe nuk është shpallur fituese.
Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se do të ankohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), për shkak se iu është bërë e padrejtë.
Përfaqësuesi Juridik i kompanisë Siguria, Selami Shkodra ka thënë se PTK-ja ka bërë shkelje të ligjit të prokurimit publik duke e shpallur fituese një kompani më të shtrenjtë.
Ai ka thënë se do t’i ndjekin rrugët ligjore dhe do të ankohen nëpër të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës për padrejtësinë që iu është bërë.(Tribuna).