Hidromorava

PTK pret balotazhin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës është dorëzuar karshi kërkesës së saj që të votohet raporti i Komisionit ndërqeveritar për shitjen e 75% të aksioneve në PTK, çështje kjo që kishte çuar Kuvendin në bllokadë totale për më shumë se dy muaj.

Në mbledhjen e Kryesisë, të hënën edhe pse kjo çështje ishte në rend dite, koalicioni qeverisës nuk ishte i interesuar shumë që kjo pikë të kthehet në diskutim. Burimet i kanë thënë gazetës se në takim shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci nuk ka këmbëngulur që votimi të hyjë në agjendë, ndërsa ka kërcënuar se nëse insistohet për Komisionin hetimor atëherë ata do të vazhdojnë me bojkotim të seancave. Por ndryshe është paraqitur para mediave.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se debati për këtë ndërmarrje është shterur dhe se raporti, sipas tij, duhet të hyjë në votim. “Jam i sigurt se procesi i shitjes së PTK-së nuk do të dështojë për shkak se është interes nacional i vendit. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë situatë pasi çdo humbje kohe po humb edhe miliona euro nga ky proces. Debatin e kemi shterur dhe është e qartë me rregullore se duhet të vazhdojmë me votim”, ka thënë Grabovci.

Por ndryshe nga ky i fundit shprehen deputetët e partive opozitare të cilët kanë iniciuar themelimin e një Komisioni Hetimor për punën e shitjes së PTK-së. Ata insistojnë që të mos ketë vendim përpara se Komisioni ta kryej punën e vet. Në të kundërtën paralajmërojnë se do ta bojkotojnë çdo seancë në të cilën tentohet të futet për votim shitja e kësaj ndërmarrjeje.(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.