FIDANISHTJA

PTK prapë në Kuvend

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Mbetet i paqartë formimi i Komisionit parlamentar hetimor për rastin e shitjes së 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit e ka futur formimin e këtij komisioni për rendin e ditës së seancës së radhës që mbahet të enjten.

Formimi i komisionit hetimor, ishte kundërpërgjigje e opozitës pas vendimit të qeverisë që të shesë 75 për qind të aksioneve të PTK-së konzorciumit gjerman AXOS capital në shumën prej 227 milion euro, nën dyshimet për keqpërdorime.

Në mungesë të përkrahjes nga shumica në Kuvend, Qeveria dhe partitë e koalicionit patën dështuar të miratojnë privatizimin e PTK-së, përkatësisht shitjen e aksioneve, kështu që tani, opozita është ajo që ka kaluar në ofanzivë duke kërkuar formimin e komisionit hetimor.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri thotë se komisioni duhet të konsiderohet i themeluar pasi që mbështetet nga 40 nënshkrime të deputetëve.

Sipas tij, partitë e koalicionit duhet të pranojnë këtë fakt dhe të kthehen në Kuvend për të lejuar kuorumin e nevojshëm në mënyrë që të merret vendimi.

“Ky proces është jo ligjor. Është pa vendim të organit kompetent, në këtë rast të Kuvendit të Kosovës. Vendim që është i obligueshëm në bazë të ligjit për ndërmarrjet publike dhe një vendim i tillë nuk ka ekzistuar por është tentuar që të kontrabandohet procesi i shitjes së PTK-së”, thotë Beqiri.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci thotë se PDK-ja dhe partitë e koalicionit qeverisës mund t’i dërgojnë emrat e deputetëve për formimin e këtij komisioni, por nuk është pajtuar që puna e tij deri në nxjerrjen e rezultateve të zgjas gjashtë muaj.

Zvarritjet e shitjes së aksioneve të PTK-së, sipas Grabovcit janë të dëmshme dhe do t’i ulin çmimin shitjes së aksioneve të Postës dhe Telekomit.

Fundamenti

“Vlerësojmë se është një tentativë e bllokimit të këtij procesi që për mendimit tonë i shkakton dëme të jashtëzakonshme ekonomisë së vendit dhe pikërisht këtij aseti i cili nuk i takon një subjekti politik, një koalicioni apo vetë qeverisë. Ne vlerësojmë se janë zhvilluar të gjitha procedurat e rregullta”, është shprehur Beqiri.

Duke u nisur nga përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka kërkuar që fajtori për zvarritjen e formimit të komisionit të kërkohet tek ata që kanë braktisur seancën, që në këtë rast nënkupton PDK-në dhe partitë partnere.

Në do rast, Krasniqi deklaron se komisioni nuk mund të funksionoj edhe pa pjesëmarrjen e shumicës.

“Derisa kryetari dhe anëtarët e komisionit duhet ta marrin shumicën e votave në kuvend dhe derisa komisioni duhet t’i ketë shumicën e anëtarëve të propozuar në atë komision, pa shumicën ai nuk mund të funksionoj. Ne nuk jemi për të hulumtuar dallavretet, kërkoni shpjegime nga ata që e pengojnë formimin e komisionit”, thotë Krasniqi.

Rasti i shitjes së aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës ka nxjerrë në shesh një krizë në vendimmarrje tek Kuvendi i Kosovës, ku pozita në pamundësi të marrjes së vendimeve, po e lëshon sallën.

Lëshimi i punimeve të Kuvendit nga shumica, paraqet një praktikë jo shumë të dëgjuar parlamentare, por në rastin e Kosovës po shihet si tregues që qeveria e ka humbur përkrahjen e shumicës dhe nuk i ka më numrat e domosdoshëm për të qeverisur.

Një gjendje e tillë po shihet edhe si tregues i qartë se do të duhet gjetur një zgjidhje, që mbase do të kërkohet pas zgjedhjeve lokale e që mund të jetë një marrëveshje mes liderëve politik për të caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që skanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.