Uji Dea

PTK-ja nuk mund t’i shpëtojë privatizimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) nuk do t’i shpëtojë privatizimit. Madje, ky po vazhdon të mbetet i vetmi opsion i Qeverisë së Kosovës karshi kësaj ndërmarrjeje.

Mirëpo, institucionet shtetërore nuk kanë caktuar asnjë afat kohor për privatizimin e PTK-së.

Bile në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se tani janë duke punuar në rritjen e vlerës se kësaj ndërmarrjeje. Ata tregojnë se fokusi kryesor tani është në drejtim të menaxhimit për shërbime më të mira dhe ngritje të vlerës.

UBT

Edhe njohësit e ekonomisë po thonë se “shpëtimi” i vetëm i PTK-së në këtë kohë është investimi në të. Ata mendojnë se kjo kompani duhet të jetë në hap me produktet që po vijnë në treg për çdo ditë e më pastaj të mendohet për privatizim.

E, gazeta ditë më parë ka raportuar se operatori i telefonisë mobile VALA po e humb tregun. Sipas të dhënave të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), kompania VALA në fund të vitit 2011 ka zotëruar 67.1 për qind të tregut të telefonisë mobile, kurse në fund të vitit 2013 kjo kompani ka vetëm 54.5 të tregut…(Tribuna).