PTK-ja duhet të shitet këtë vit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, PTK-në e ka quajtur mollë sherri e që beson dhe mendon se duhet të privatizohet. Por, thotë se këtë tashmë e kanë në dorë deputetët e Kuvendit.“Besojë që deri në fund të këtij viti e kam dhënë edhe më herët këtë mesazh, çështja e PTK-së duhet të mbyllet, nuk do të thotë gjithmonë me përmbyllje të suksesshme të transaksioneve por gjatë këtij viti duhet të përfundojë.
Kjo tani nuk varet nga komiteti qeveritar për privatizim, as nga blerësi, tash është edhe Kuvendi dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë vullnetin e sovranit dhe kuvendit..”, është shprehur Ismajli.
Ai shpreson që do të dominojë arsyeja mbi bazën e dokumenteve të mjaftueshme dhe përmbyllja e suksesshme e këtij transaksioni sipas Ismajlit është në favor të Kosovës dhe beson që të enjten Kuvendi do ta trajtojë në këtë formë.
Kreu i ekonomisë së vendit ka bërë të ditur se nënshkrimi i kontratës për privatizimin e PTK-së e ka datën e fundit 30 dhjetor dhe në rast se kjo nuk arrihet, atëherë parimisht nuk mund të shtyhet afati më tutje, quhet thyerje e rregullave të përcaktuara….(Tribuna).