ARKATANA

PTK-ja drejt humnerës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nuk është më ndërmarrja më fitimprurëse në vend. Këtë epitet Posta dhe Telekomi i Kosovës ka filluar ta humbasë nga viti 2011. Atëherë kur edhe kanë nisur t’i ikin konsumatorët, ta humbë tregun dhe t’i bjerë vlera.

Në një dokument të brendshëm të kësaj ndërmarrjeje, të cilin e posedon Tribuna, thuhet se numri i konsumatorëve me parapagim të humbur nga 2011 deri në 2013 është rreth 143 mijë.

Ndërkaq, të hyrat totale të PTK-së në vitin 2012 krahasuar me 2011 kanë rënë për rreth 19.5 milionë euro, në vitin 2013 në krahasim me 2012 rreth 22.7 milionë euro. “Përderisa sipas trendit aktual vetëm në vitin 2014 në raport me 2013 rënia mund të jetë rreth 24.8 milionë euro”.

FIDANISHTJA

Tani me gjendjen aktuale, PTK duket se do të ketë nevojë të subvencionohet nga buxheti për të funksionuar normalisht.
Gjendja në njësinë e telefonisë mobile del se është alarmante.

“Situata aktuale në PTK dhe gjendja në treg paraqet nevojën e menjëhershme për të vepruar”, thuhet në dokument, në të cilin menaxhmentit të ndërmarrjes dikur më fitimprurëse, i kërkohet që të marrë veprime urgjente për ta ndryshuar situatën. Krejt kjo pasi shifrat tregojnë që Vala do ta përmbyllë vitin me 22% humbje./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.