Eko Higjiena

PTK-ja dënohet me 25 mijë euro, shefit të prokurimit i revokohet licenca

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas shkeljeve të evidentuara në tenderin “Shërbime të shpedicionit për PTK-në” Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka dënuar ketë ndërmarrje me 25 mijë euro, ndërsa shefin e prokurimit Fatmir Gjonbalajn me revokim të licencës. Gjykata e tenderëve gjeti se PTK-ja e shpërbleu me kontratë kompaninë që prezantoi certifikatë të UNMIK-ut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në tenderin për shërbime të shpedicionit Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Arena”, ani pse e njëjta nuk kishte arritur të ofrojë dëshmi se është e certifikuar për këtë lloj shërbimi nga Dogana e Kosovës.

Ndërkohë kjo dëshmi, sipas specifikave të tenderit, ishte e domosdoshme për shpalljen e fituesit.

Edhe pse kishte një vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) që ky tender të kthehet në rivlerësim për shkak të shkeljeve, kjo gjë nuk ndodhi nga kjo ndërmarrje.

ARKATANA

Tenderi “Shërbime të shpedicionit për nevoja të Telekomit të Kosovës” kësaj kompanie iu dha më 25 maj 2017. Prej atëherë PTK-ja refuzoi disa kërkesa të Gjykatës së tenderëve (OSHP-së) që ta kthejë atë në rivlerësim.

Gazeta “Zëri” ka siguruar vendimin e fundit të OSHP-së, të datës 29 dhjetor 2017, me të cilin përveçse i ka shqiptuar gjobë kësaj ndërmarrjeje, ka kërkuar edhe marrjen e masave ndaj menaxherit të prokurimit, Fatmir Gjonbalaj.

“I shqiptohet gjobë autoritetit kontraktues, Telekomit të Kosovës, në shumën prej 25 mijë eurosh për moszbatim të Urdhëresës të Panelit Shqyrtues dhe Vendimit me numër 175/17 të datës 05 korrik 2017. OSHP-ja do të kërkojë nga KRPP-ja që t’i revokohet licenca e prokurimit menaxherit të prokurimit”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.