Mobi Casa

PTK i përgjigjet pozitivisht Komunës për certifikatat “online”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Posta e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht Komunës së Gjilanit për implementimin e pilot-projektit më të ri Home-Komuna, ku qytetarët e Gjilanit do të mund të aplikojnë me sistem “online” nga shtëpitë e tyre për certifikata të ndryshme, të cilat më pastaj do t’ju dërgohen atyre me postë.

Për implementimin e këtij pilot-projekti drejtori i Administratës së Përgjithshme Nazim Gagica, ka pritur sot në zyrën e tij drejtorin e shitjes në Postën e Kosovës, Faton Thaçi.

Gagica theksoi se ky pitot-projekt po bëhet për ta shkarkuar administratën e Komunës së Gjilanit dhe për t’u ofruar qytetarëve shërbime të shpejta dhe sa më cilësore, duke kërkuar nga përfaqësues të Postës një çmim sa më të volitshëm, marrë parasysh që buxheti i Komunës së Gjilanit është i limituar shkaku i borxheve të trashëguara.

Uji Dea

Nga ana e tij, drejtori i Postës së Kosovës, Faton Thaçi, e falënderoi drejtorin Gagica për bashkëpunimin, duke thënë se e kuptojnë limitin e buxhetit të Komunës dhe se do të bëjnë një ofertë të arsyeshme.

Në ditët në vijim do të nënshkruhet marrëveshja mes Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme dhe Postës së Kosovës, përderisa ky është pilot-projekti i parë i kësaj natyre që po realizohet në Komunën e Gjilanit.

Kostoja financiare e këtij shërbimi për qytetarët do të jetë e njëjtë me atë që ofrohet sot në ambientet e Administratës./rajonipress/