PSV e do Januzajn
Drejtori teknik i PSV Eindhoven, Marcel Brands, ka konfirmuar se klubi i tij synon ta transferojë mesfushorin kosovar, Adnan Januzaj. Manchester United pritet ta transferojë Memphis Depay nga PSV, ndërsa kjo e fundit e ka kërkuar në këmbim përfaqësuesin belg, në formë huazimi.
“Nëse një lojtar si Adnan Januzaj do të donte të vijë dhe të luajë në Ligën e Kampionëve me ne, kjo është një mundësi për të për ta bërë një lëvizje të përkohshme”, ka thënë Brands.
Januzaj pritet të huazohet nga United për sezonin tjetër, pasi ka dështuar ta impresionojë trajnerin Louis van Gaal këtë sezon. 20 vjeçarin e do edhe Evertoni, po ashtu në formë huazimi. /Zëri/


