United Hospital

“Psikoterapeutët në Veprim” shpërndajnë dhurata për gratë e dëshmorëve dhe skamnorët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Organizata joqeveritare “Psikoterapeutët në Veprim” ka shpërndarë sot qindra dhurata për gratë e dëshmorëve, fëmijët me nevoja të veçanta, skamnorët dhe fëmijët e komunitetit serb dhe atij romë.

Me këtë rast drejtoresha e kësaj organizate, Sevdije Musliu, tha se kjo iniciativë është ndërmarrë për t’i gëzuar sado pak me nga një dhuratë modeste gratë e dëshmorëve e cila janë kategoria më e përvuajtura nga lufta e fundit që janë gratë, sikurse t’i gëzojnë edhe kategoritë tjera dhe fëmijët e minoriteteve.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka thënë se përkulet para familjeve të dëshmorëve, të cilat sakrifikuan për këtë ditë që ne sot po jetojmë.

Mobi Casa

“E përgëzoj OJQ-në “Psikoterapeutët në Veprim” për këtë iniciativë. Ne gjunjëzohemi para veprave të dëshmorëve dhe familjeve të tyre, të cilët nuk kursyen as jetën për ditë më të mira për popullin tonë. Poashtu, shfrytëzoj rastin t’i përshëndes edhe fëmijët e pranishëm dhe t’ju uroj për festat e fundvitit. Komuna e Gjilanit do të ketë kujdes të veçantë për të gjitha kategoritë e shoqërisë, e poashtu edhe për fëmijët e komuniteteve pakicë. Prandaj, shfrytëzoj rastin që në emër të Kuvendit Komunal dhe të kryetarit Lutfi Haziri t’ju uroj festat e fundvitit, duke besuar që viti që po vije të jetë i mbarë për të gjithë”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi.

Fjalë falënderuese për këtë kujdes të treguar në ngjarjen e sotme pati edhe Fatime Ahmeti, e cila foli në emër të të gjitha grave të familjeve të dëshmorëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.