“Psikoterapeutët në veprim” përmbyllin fushatën edukuese rreth pronës e trashëgimisë

Gjilan – Sevdije Musliu udhëheqëse e shoqatës thotë se kjo shoqatë të martën me sukses e ka përmbyllur fushatën “Edukimi, Ndërgjegjësimi mbi pronësinë e pronës dhe të drejtave të Trashëgimisë”.
Musliu tha se kjo fushatë është promovuar në shtatë Komunat e Regjionit të Anamoraves, të cilat janë: Gjilani, Kamenica, Ranillugu, Vitia, Novobërda, Kllokoti dhe Ferizaji.
Sipas saj këtë projekt e kanë mbështetur Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, derisa pjesëmarrja e kënaqshme e pjesëmarrësve dhe debatet e shumta kanë dhënë fryt në edukimin permanent që i kushtohet kësaj dukurie./rajonipress/