Pse Xhevat Demiri doli të jetë më i votuari brenda AAK-së
Gjilan – Xhevat Demiri ka bërë një karrierë të qetë politike. Aktualisht ka një pozitë shumë të fuqishme brenda AAK-së. Është rritur me politikën ashtu siç është rritur edhe me luftën.
Xhevat Demiri ka një bagazh të mirë në skenën politike e profesionale. Pas zgjedhjes në Këshillin Drejtues realisht është personi që ka një pozitë shumë të fuqishme brenda AAK-së. Nga foto albumi i rajonipress Demiri shihet kudo me politikanët e AAK-së nga niveli qendror dhe foto të shumta miqësore edhe me Ramush Haradinajn.
Por pak njerëz mund ta dinë se pse Xhevat Demiri hyri në politikë dhe si ndodhi që për pak kohë të jetë më i votuari në AAK e Gjilanit.
Demiri që njihet si mjek në kohën e luftës dhe si profesionist në shëndetësi ka tejkaluar kufijtë e Llabjanit. Ai tashmë ndodhet në rrethin e gushtë të AAK-së dhe realisht është njeriu më me ndikim në AAK për rajonin e Anamoravës.
Një foto me Ardian Gjinin në kohën kur Gjini ishte fuqi politike ndoshta e tregon më së miri avancimin e Xhevat Demirit në strukturat e AAK-së.
Edhe tash së fundit Xhevat Demiri ka marrë kompetenca dhe autorizime nga kryesia qendrore për tu marrë me çështjet kadrovike në nivel të rajonit. Ky avancim i fundit nënkupton që Xhevat Demiri në të ardhmen edhe mund të udhëheq komplet degën, kuptohet nëse ka disponim për shkak se ka një mbështetje të madhe nga anëtarësia e AAK-së dhe ajo çka është kryesorja ka një mbështetje pikërisht nga lideri Ramush Haradinaj. /rajonipress/


