FIDANISHTJA

Pse Victoria Nuland nuk i takoi Kurtin dhe Limajn?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sa i përket liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, SHBA-të ende kanë rezerva, sidomos lidhur me faktin se Kurti shihet si bllokues i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe si lider me radikal dhe i pakompromis.

Ndihmës-sekretarja amerikane në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland ka takuar sot liderët kryesor të Kosovës.

Ajo takoi presidenten e vendit, kryen e qeverisë në detyrë, liderët e opozitës dhe ata të serbëve të Kosovës.
Mirëpo, pjesë e agjendës së saj nuk kanë qenë edhe drejtuesit e VV-së dhe NISMËS. Arsyeja për anashkalimin e Albin Kurtit e Fatmir Limajt thuhet se nuk dihet.

Mirëpo, Indeksonline merr vesh se anashkalimi që i është bërë Kurtit dhe Limajt lidhet me ‘mos-simpatinë’ amerikane për këtë dy krerë partish.

Uji Dea

Sa i përket liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, SHBA-të ende kanë rezerva, sidomos lidhur me faktin se Kurti shihet si bllokues i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe si lider me radikal dhe i pakompromis.

As Albin Kurti e as Lëvizja Vetëvendosje sot e asaj dite nuk kanë kërkuar falje për këtë incident të rëndë, derisa janë arsyetuar se aktivistët e Vetëvendosjes nuk e kishin lënduar ambasadoren.

Ndryshe, Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson përmes rrjetit sociale Tëitter kishte paraqitur dëshmi (dora e mavijosur nga goditja) se është lënduar derisa po hynte në seancën e Kuvendit ky ishte bllokuar hyrja nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.