HW

Pse të rinjtë e zgjedhin UBT-në?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Që nga themelimi tash e 17 vite, UBT është bërë shtëpi e mijëra studentëve, të cilët në këtu kanë gjetur më shumë sesa thjesht një institucion studimi.

Në rrugëtimin e gjatë akademik, UBT nuk i ka braktisur asnjëherë studentët e vet, madje, raporti i shkëlqyeshëm me ish-studentët e dëshmon më së miri këtë fakt.

Nga orientimi profesional, ofrimi i këshillave profesionale dhe ligjërimit nga profesorët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, e deri tek përfundimi i suksesshëm i studimeve dhe gjetja e vendeve të punës, është rruga nëpër të cilën secili student e ish-student e ka pas UBT-në dhe stafin që e përbën institucionin.

Krahas cilësisë e interaktivitetit gjatë studimeve, kampuset e shumta dhe kushtet që ofrohen në to e bëjnë procesin e studimeve shumë më të lehtë dhe atraktiv për studentët.

HW

UBT posedon kampusin në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe së fundmi edhe në Pejë, dhe e tërë kjo, për të qenë sa më afër studentëve.

UBT ka mbi 300 marrëveshje bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe me universitete që krahëhapur i presin studentët tanë, duke i bërë të ndjehen të barabartë me studentët nga e mbarë bota, sepse edhe janë të tillë.
Deri më sot, qindra studentë të UBT-së kanë përfituar nga bursat dhe i kanë vazhduar studimet jashtë vendit, nëpër secilin kontinent të botës, kjo ngase diploma e UBT-së njihet dhe është e barasvlershme kudo.

Me UBT-në Kosova është përfaqësuar në shumë organizime dhe është pranuar në qindra organizata ndërkombëtare, ku politika nuk ka arritur të depërtojë dhe me UBT-në në vendin tonë kanë arritur të gjitha inovacionet botërore në hap të njëjtë me vendet e botës.

Falë tërë këtyre arritjeve, kushteve të ofruara, cilësisë së studimeve dhe mundësive për punësim e vazhdim të studimeve jashtë vendit, në çdo vit UBT pasurohet me mijëra studentë të rinj, të cilët bëhen vlerë e shtuar e vendit dhe e shoqërisë sonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.