RCCOLA

Pse të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë?

/ 5 minuta lexim

Viti – EVSB e Vitisë, vlerëson se gjendja e jashtëzakonshme është mëse e domosdoshme për vendin. Duke parë se te një pjesë e qytetarëve ende mungon vetëdijesimi, dhe sipas rrethanave në teren çdo masë tjetër do të jetë vetëm humbje kohe, gjendja do të thellohet, dhe do të rëndohet edhe më shumë me të infektuar.

Numri i madhë i të infektuarve me Covid -19, në javën e fundit ka shënuar rritje, dhe dita ditës numri po bëhet edhe më i madhë. Qeveria sa më parë duhet të shqyrtojë mundësinë për gjendje të jashtëzakonshme.

Duke parë rritjen e madhe dhe në mënyrë të shpejtë numri i madh i personave të infektuar me Covid-19,në Kosovë, është bërë tejet shqetësuese për qytetarët e vendit, andaj duke u bazuar në gjendjen në të cilën gjendemi, dhe rrethanat po sinjalizojnë(diktojnë) që autoritetet sa më parë të shqyrtojnë mundësin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte me qindra raste të të infektuarve, dhe me dhjetëra raste të vdekjeve. Duke u bazuar në këto shifra gjithnjë në rritje të personave të infektuar, pa tjetër duhet të shqyrtohen masat e reja kundër pandemisë, e që masa më e re, më e preferuara për momentin, duhet të jetë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

EVSB përkrahë të gjithë Kryetarët e Komunave të Kosovës, të cilët javë më parë në takim me Kryeministrin Hoti, ishin dakord për rritje të masave, dhe deri tek shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB)-Komuna e Vitisë, përkrahë masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe gjendjen e jashtëzakonshme në luftë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid – 19, për ruajtjen e jetës së qytetarëve të vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe Institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të marrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.

Faktorët kryesor të rritjes së shifrave janë: Mosrespektimi masiv nga qytetarët, dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe kontrollit nga shteti. Fatura e izolimit total është shumë më e lartë, dhe ndoshta opsioni i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm, por sipas të gjitha të dhënave, zgjidhja e vetme për t`i thënë NDAL përhapjes së pandemisë mbetet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

KKVITI

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, vazhdimisht ka bërë apel tek qytetarët, për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por këto masa nuk po respektohen nga qytetarët dhe për pasojë ka rritje të madhe të numrit,me të infektuar.

EVSB, jemi të bindur se, sikur të respektoheshin rekomandimet e IKSHP-së, nuk do ta kishim këtë gjendje alarmante, dhe për gjendjen në të cilën gjendemi, nuk mundë ta fajësojmë as Qeverinë po as IKSHP-në, fajtor kryesor janë të gjithë ata qytetarë që nuk i respektuan rekomandimet e IKSHP-së.

Mundësia u dha nga Shteti, masat ishin të lehta, pa kosto, por ne nuk ishim në gjendje të vendosim maskat, ta mbajmë distancën dhe higjienën, e kujt t’ja hedhim fajin, përpos vetes, dhe kjo pa përgjegjësi ja ku na ka sjellur, jemi në pikëpyetje të madhe(?),o të infektohemi të gjithë, o të izolohemi të gjithë.

EVSB,”apelojmë te qytetarët, që mos të bëjnë lëvizje pa ndonjë arsye të madhe, bizneset, gastranomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave mbrojtëse, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pa mundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, deri në një Vendim tjetër të mirëpritur nga Qeveria, apo IKSHP-ja.

Sipas Kushtetutës,”gjendja e jashtëzakonshme nuk mundë të shpallet më shumë se 60 ditë. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve, nëse është e nevojshme, mundë të zgjatet për periudha pasuese prej 30 ditësh. Gjithësejt nuk mundë të shpallet mbi 90 ditë”.

EVSB, kërkon minimumin, 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme, t`i njoftoj qytetarët e Kosovës që brenda 5, apo 7 dite, të furnizohen me gjëra ushqimore, dhe mbas ati afati të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, me këtë të infektuarit do të shërohen, të pa prekurit nuk do të infektohen, sepse nuk kanë mundësinë e kontaktit me të prekurit, përndryshe me masat të cilat janë në fuqi, nuk do t’na bëjnë zgjidhje.

Corona Virusi për çdo dit po ua merr jetën qytetarëve, virusi po vret për çdo ditë, fëmijë, të rinjë e pleq, andaj kujdesi është gjëja më e sigurt.
Të gjithë të infektuarit kanë obligim moral, njerëzor dhe ligjor, që të lajmërohen me kohë, me qëllim parandalimin e përhapjes, si dhe ruajtjen e të tajerëve, duke ju shmangur kontakteve nga të prekurit.

IKSHP-ja, jo vetëm nr, e të infektuarve të bëj publik, por të publikohen edhe emrat e saktë të tyre, nuk ka cenim të pacientit, nuk duhet fshehur identitetin e askujt n’kët rast, përkundrazi duhet të bëhen publik sepse kem të bëjmë me jeta të njerëzve. Gjithçka që shkakton pa sigurinë dhe rrezikon jetën e të tjerëve, nëse e ruajmë fshehtësinë e identitetit të tijë, ne me vetëdije po bëjmë krim thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/