Pse sot jeta është më e vështirë se para 40 vjetësh?

Edhe gjenerata e re, por edhe prindërit e tyre pajtohen se sot jetohet me vështire se para 40 vjetësh. Arsyet janë pasiguria në punë, çmimet e larta të patundshmërive, kreditë dhe kartelat, puna, të cilën shumë duhen ta marrin me vete në shtëpi, stresi dhe kujdesi i vazhdueshëm për pamjen.
Gjeneratat e vjetra pëlqejnë të flasin se si për të rinjtë jeta është më e thjeshtë dhe më e lehtë. Por, duket që përveç kushteve të mira të punës, lirisë dhe vargut të pafund të mënyrave në të cilat mund t’i shpenzoni të hollat, jeta për njerëzit e rinj kurrë nuk ka qenë më e vështirë, shkruan “Mail Online”, transmeton koha.net.
Studimi britanik i kryer në mostrën prej 4000 njerëzve në mes dy gjeneratave zbulon jo vetëm që gjenerata momentale e re jeton vështirë, por me këtë pohim pajtohen edhe prindërit, gjenerata më e vjetër se 50 vjet.
Studimi po ashtu ka zbuluar që 68 për qind e të anketuarve besojnë që gjeneratat e sotme të të rinjve janë të detyruara të durojnë më shumë probleme sesa të rinjtë para 40 vitesh.
Pavarësisht revolucionit konsumues në teknologjitë personale, pagave relativisht më të mëdha dhe kushteve më të mira të punës, personat në të njëzetat thonë që në rrugën drejt lumturisë dhe kënaqësisë rrezikohen nga shumë vështirësi.
Siguria më e mirë në punë, pensionet dhe puna e cila rrallë është marrë në shtëpi, para 40 vitesh e kanë bërë jetën më të lehtë, si dhe tregu më i mirë i patundshmërive, mungesa e kamatave të larta në kreditë dhe kartelat e kreditit.
“Rezultatet janë befasuese edhe zbulojnë që të rinjtë në të njëzetat seriozisht planifikojnë të ardhmen, investojnë kohë dhe mund në ruajtjen e shëndetit dhe formës, frikësohen për financat e veta dhe nuk janë aspak hedonistë që jetojnë vetëm për sot”, thotë dr. Catherine Hakim, profesoreshë e sociologjisë në London School of Economics.
Stresi është problem shumë i madh për njëzetvjeçarët e sotëm: 41 për qind të tyre thonë që janë rregullisht nën stres. Vetë 15 për qind e tyre kanë deklaruar këtë gjë para 40 vitesh, ndërsa gjysma e të anketuarve kanë thënë që kurrë nuk kanë qenë nën stres.
Shqetësimet financiare, puna e tepërt, kujdesi për pamje janë shqetësimet më të përfaqësuara për ata që janë në të njëzetat, njëkohësisht të anketuarit më të vjetër kanë qenë shumë më të kënaqur me pamjen e trupit në rininë e tyre.
Si rezultat i kësaj, një njëzetvjeçar mesatar do të donte të fitonte më shpejt para sesa gjeneratat e vjetra në moshën e njëjtë. “Meshkujt dhe femrat e reja po ashtu janë dukshëm gjeneratë më e orientuar nga aspekti material se sa ajo e prindërve të tyre”, shton Hakim.
“Pasi që paraja është bërë synim i jetës, standardi i lartë i jetesës sot merret si i mirëqenë. Është e qartë që rruga deri te lumturia dhe kënaqësia është ndryshuar gjatë një gjenerate.”
Ekzistojnë disa ngjashmëri në mes atyre që janë në të njëzetat dhe të pesëdhjetat, të dy gjeneratat kanë pasur synim të gjejnë partnerin e duhur dhe lidhje serioze në të njëzetat e tyre.
Pajtohen që mosha ideale për fëmijë është 29 vjet, edhe pse martesa nuk është më aq e rëndësishme si në vitet shtatëdhjeta.
Njerëzit edhe më herët kanë pasur marrëdhënie të mira me fqinjët: një nga katër persona në gjeneratën më të vjetër ruajnë kujtime si vizitat e fqinjëve dhe shoqërimet me fqinjët, derisa vetëm 7 për qind e njëzetvjeçarëve të sotëm mund të pohojë të njëjtën gjë.
Konsumimi i alkoolit ka mbetur i ngjashëm, por gjeneratat më vjetra kanë pirë më shumë duhan – vetëm një e pesta e gjeneratës moderne pinë duhan në krahasim me më shumë se gjysmën para dyzet vitesh.