KKVITI

Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës i ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dita e flamurit 28 Nëntori, shqiptarët e Luginës së Preshevës i gjen me çështjen e pazgjidhur të përdorimit të lirshëm të simboleve kombëtare nëpër institucione të ndryshme shtetërore komunale.

Ligji për këshillat kombëtare në Serbi në kompetencat e përgjithshme i jep të drejta Këshillit Kombëtar të përcaktojë propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare.

Mirëpo këtë ia mohon Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi, i cili në nenin 16 thotë se “simboli kombëtar dhe shenjat nuk mund të jenë identike me simbolin dhe shenjat e një shteti tjetër.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa është shprehur se Serbia është sot e vetmja republikë ish-jugosllave ku banon një pakicë kombëtare shqiptare që i ndalon me ligj simbolet kombëtare shqiptare.

“Po të njëjtat simbole që lejoheshin në sistemin monist jugosllav para rreth tridhjetë vitesh, ndalohen sot në Serbinë e cila pretendon vlera demokratike evropiane”, tha Mustafa.

Mobi Casa

Sipas tij qeveritë respektive të Serbisë vazhdojnë të trumbetojnë se po respektojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Pikërisht ndalimi ligjor i përdorimit të simbolit kombëtar nga autoritetet shtetërore dëshmon diskriminimin dhe shtypjen e shtetit ndaj diversitetit, të ndryshmes, asaj që nuk është serbe”, ka thënë Mustafa.

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës edhe pse qeverisin me komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar janë treguar të paaftë për zgjidhjen e kësaj problematike që shpeshherë qytetarë dhe politikanët janë ndjekur penalisht nga gjykatat e Serbisë.

Ligji për të drejtat e pakicave në Serbi është aprovuar në vitin 2002 dhe shqiptarët deri në vitin 2004 kanë pasur probleme edhe në përdorimin privat të flamurit, si në rastin e dasmave, por në këtë kohë ish Komisioneri i OSBE-së për të Drejtat e Pakicave ka ndërhyrë duke ndarë çështjen e përdorimit të flamurit në atë privat dhe zyrtar, duke i ndaluar autoriteteve të Serbisë që të përzihen në përdorimin privat./Titulli.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.