UBT

Pse s’erdhën më herët 200 milionët amerikanë? Krasniqi e quan Kurtin gënjeshtar klasik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është “gënjeshtër klasike” deklarata e kryeministrit Albin Kurti se për shkak të qeverisë aktuale, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit i dha 202 milionë dollarë grant Kosovës për Programin Kompakt, raporton Express.

E vërteta rreth kësaj, Krasniqi tha se verifikohet shumë lehtë.

“Kryeministri Kurti sot e përsëriti një të pavërtetë se kinse Qeveria e tij e fitoi Programin “Compact” nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit” që ka mundësuar kalimin nga Programi “Threshold” në Programin “Compact”. Kjo është gënjeshtër klasike dhe e vërteta verifikohet shumë lehtë!”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi tha se vendimi për aprofimin e Programit Kompakt ishte marrë në dhjetor të vitit 2018, duke publikuar njoftimin e MCC-së atë kohë.

Uji Dea

“MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese”, shkroi Krasniqi.

Ai tha se “kjo Qeveri nuk është qeveri që sjell investime”, sepse “është Qeveri jokompetente që sjell vetëm vonesa dhe tkurrje të investimeve kapitale”.

Kryeministri Albin Kurti pyeti sot në një konferencë për media se pse më herët nuk ishte nënshkruar një marrëveshje e tillë me MCC-në. Tha se puna e Qeverisë së tij ka bërë që MCC t’ia japë Kosovë këtë grant.

“202 milionë dollarë ia kanë dhënë Kosovës. Shtrohet pyetja, ‘pse s’ia kanë dhënë më herët?’. Sepse kemi qenë në atë Programin Threshold. Programi Threshold e ka maksimumin 50 milionë. E pse kemi qenë në programin Threshold? Sepse vlerësimin për demokraci, sundimin e ligjit nuk e kemi pasur të mirë. Është rritur vlerësimi ndërkombëtar, e posaçërisht amerikan për Republikën e Kosovës që ka mundësuar kalimin nga programi Threshold në Programin Kompakt”, tha Kurti.