Pse Serbia të jetë partner në vendimmarrje?

Analisti politik Azem Vllasi është shprehur i habitur se si delegacioni i Kosovës është duke ia lejuar vetes që për punë të brendshme të shtetit të arrijë marrëveshje me Serbinë.
Vllasi ka thënë për ‘Epokën e re’ se marrëveshja për drejtësinë e arritur në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk është në kundërshtim me sistemin e drejtësisë së Kosovës, as në kundërshtim me Ligjin mbi gjykatat e vendit tonë.
“Marrëveshja nuk është në kundërshtim me sistemin e drejtësisë së Kosovës, as me Ligjin mbi gjykata të Kosovës, por krejt materia e formuluar në 13 pika është kryekëput çështje e brendshme e Kosovës. Prandaj, jam i habitur pse një marrëveshje e tillë për punë të brendshme të Kosovës të bëhet me Serbinë”, ka thënë Vllasi. /Telegrafi/