Eko Higjiena

Pse Rada Trajkoviq është kundër formimit të Speciales nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish – politikania serbe në Kosovë Rada Trajkoviq është deklaruar kundër themelimit ë Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu ka thënë ajo për gazetën Beogradit “Danas”. “Parlamenti i Kosovës nuk duhet të jetë themelues i i Gjykatës Speciale, i cili për nga natyra duhet të ndërkombëtare. Është e natyrshme që themelues i saj të jenë Kombet e Bashkuara ose ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar, pasi krimet kanë qenë ndërkombëtarisht të organizuara”, ka thënë Trajkoviq, transmeton Koha.net.

Uji Dea

Ajo ka shtuar se “hetimet duhet të zhvillohen jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Beogradi këtu do të duhej të merrte një qëndrim më të qartë, edhe pse ka papunuar në dy precedentë – kushtetutën separatiste kosovare e ka vënë mbi kushtetutën shtetërore të Serbisë dhe Kosovën e ka ngritur thuaja në nivel të barabartë me Serbinë dhe me këtë ka mundësuar që Prishtina të shantazhojë lidhur me integrimet evropiane”, ka thënë Trajkoviq.

http://koha.net/?id=27&l=66324