Fundamenti

Pse qytetarët po e humbin besimin në institucione?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Hulumtimet e fundit të pulsit publik dëshmojnë se qytetarët e Kosovës po e humbin në vazhdimësi besimin në institucionet qeverisëse. Në raportin e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara- UNDP thuhet se kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore të vendit ka rënë, ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se posaçërisht papunësia dhe mungesa e liberalizimit të vizave janë preokupime kyçe të qytetarëve që kanë rritur pakënaqësinë ndaj qeverisjes në vend.

Ndryshe, në raportin e UNDP-së thuhet se papunësia prin me 29 për qind, pasuar nga korrupsioni me 14 dhe varfëria me 8 për qind, si tri çështjet themelore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Drejtor i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj i tha Radios Evropa e Lirë se nëse nuk fillohet me përmirësim të jetës së qytetarëve do të rritet gatishmëria e qytetarëve edhe për protesta, pasi ata, sipas tij, kanë akumuluar me vite pakënaqësi pikërisht për shkak të mungesës së përparimeve dhe përmirësimeve në jetën e tyre të përditeshme.

“Mendoj se që nga viti në vit kemi pasur një rënie të besimit të qytetarëve në qeverisje dhe kjo lidhet me mungesën e vendeve të lira të punës për qytetarët, si dhe një shkallë e lartë e korrupsionit. Andaj, kjo ndikon në pakënaqësinë e qytetarëve në qeverisje’’, tha Demhasaj.

“Gjithashtu, rol të madh në këtë pakënaqësi, është edhe rritja e gatishmërisë për të protestuar. Edhe liberalizimi i vizave do të ndikojë, pasi janë dhënë shumë data për liberalizim dhe ende nuk ka ndodhur”, shtoi tutje Demhasaj.

ARKATANA

Në anën tjetër, Diana Metushi-Krasniqi nga Institutit Demokratik i Kosovës tha se sidomos zhvillimet e muajve të fundit, kanë bërë që qytetarët e Kosovës të zhgënjehen në udhëheqësinë e vendit, duke përmendur disa nga veprimet që janë ndërmarrë nga ta.

“Shihet pakënaqësia e qytetarëve në shumë pika, dhe është shumë normale kur e analizojmë vazhdën e veprimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit. Veprimet e kryeministrit (Ramush Haradinaj) si rritja e pagave, rritja e numrit të kabinetit qeveritar dhe shpenzimi i buxhetit mund të llogariten si faktorët kyç në humbjen e besimit tek kryeministrit”.

“Puna e Qeverisë, me afera të ndryshme, si kontrata me Bektel -Enka, ajo me furnzimim me barna etj, ka të bëjë me humbjen e besimit te qytetarët’’, tha Metushi-Krasniqi.

Sidoqoftë, sipas gjetjeve të UNDP-së, vetëm 33 për qind e qytetarëve kanë thënë se janë të kënaqur me punën e kryeministrit, ndërkaq diç më mirë është përqindja për kënaqshmërinë ndaj punës së presidentit, përkatësisht 39 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e kreut të shtetit.

Rreth 30 për qind e kosovarëve janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të vendit.

Hulumtimi po ashtu thotë se 38 për qind e respondentëve janë shprehur të gatshëm të protestojnë, për arsye politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.