GRANDEMALL

Pse po preferojnë rusët Romneyn?

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Mitt Romney e ka shpallur Rusinë armikun gjeopolitik numër një të SHBA-së. Për Vladimir Putinin ky nuk është ndonjë problem i madh. Shefi në Kremlin madje edhe mund të përfitojë nga kthimi i republikanëve në Shtëpinë e Bardhë: një epokë e re e konfrontimit do të mund të mobilizonte mbështetësit e tij konservatorë.

Ishte një ngjarje, të cilën Mitt Romney tentoi ta shfrytëzojë. Për shkak të një dështimi teknik, ai ishte në gjendje të dëgjonte nëpërmjet televizorit falët, të cilët presidenti i SHBA-së ja tha homologut të tij të atëhershëm rus, Dimitri Medvedevit: Barack Obama e siguroi atë, se do të gjendet një zgjidhje për grindjen në lidhje me mburojën e kontestuar raketore të NATO-s në Evropë. “Pas rizgjedhjes time, kam më shumë hapësirë për fleksibilitet”, ishin fjalët e Obamës.

Një president, i cili bën kompromise dhe plotëson kërkesat e rusëve? Pikërisht kërkesat e armikut të vjetër? Romney në mars ishte në garë për të emëruarin e partisë së tij për president të SHBA-së, rivalët e tij e cilësonin si pseudo-konservator dhe fjalët e Obamës i erdhën sikur ti kishte porositur.

Dhe Romney tentoi të shfrytëzojë rastin. Rusia, theksoi ai, gjithmonë rreshtohet përkrah aktorëve më të këqij në botë. Në anën e Iranit, Koresë së Veriut dhe Sirisë. “Gjithmonë është Rusia, si zakonisht bashkë me Rusinë”, deklaroi Romney, duke ju referuar rolit të këtyre dy fuqive me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhe më pas erdhi formulimi, i cili mbeti në kujtesë:”Rusia padyshim se është armiku gjeopolitik numër një i SHBA-së”.

Romney në vitin 2012 tingëllonte befas si Reagani në vitet e 80-ta. Kundërshtar i Rusisë? Sidoqoftë, fjalët e ashpra të Romneyt në adresë të Moskës u mirëpriten nga baza partiake e republikanëve. Në Rusi dukej se fjalët e tij shkaktuan hidhërim. Në shtator, Vladimir Putin tha:”Nëse Romney zgjidhet president, atëherë mburoja raketore e NATO-s definitivisht do të jetë e drejtuar kundër Rusisë. Në anën tjetër, Obama është një njeri i sinqertë”.

Ngase që nga kthimi i tij në Kremlin, në maj, Putini po ecë në kursin e kufizimit me Perëndimin. Në Moskë, timonin në dorë e kanë marrë ithtarët e vijës së fortë. Me largimin e Medvedevit, ka filluar të zhduket ndikimi i liberalëve. Me shpejtësi, kryesia në Kremlin ashpërsoi ligjet për protesta dhe për Organizatat Joqeveritare. Greenpeace dhe vëzhguesit e zgjedhjeve nga radhët e organizatës Golos u cilësuan si agjentë të huaj-vetëm për shkak se marrin donacione nga Perëndimi.

Por pas 12 viteve në pushtet, në Rusi ka filluar të zbehet entuziazmi për Putinin. Për të mobilizuar bazën konservatore, Putini po luan me letrën e patriotizmit dhe atë të “armiqve të vjetër”.

ARKATANA

Për këtë arsye, Romney do të ishte një partner i mirëseardhur për “sparing” i ithtarëve të vijës së fortë në Moskë. I do të mund t’iu ofronte atyre mundësinë për të reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të tij, gjë që pritet mjaft mirë nga qytetarët rusë.

Qysh në tetor, Romney bëri të qartë se do të vendosë mburojën raketore në Evropë, pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë. Në këtë fushë, theksoi Romney, nuk do të ketë fleksibilitet ndaj Putinit. Sa i përket Evropës Lindore, Romney theksoi se “Rusia është ajo, që ka hedhur hijën e saj të gjatë mbi demokracitë e reja në këtë rajon. Në të njëjtin rang me Rusinë ai e vendosi edhe Kinën, Venezuelën e Hugo Chavezit dhe Kubën e vëllezërve Castro.

Megjithatë, Romney tani ka zbutur paksa retorikën kundrejt Rusisë, ngase tani ai është duke luftuar për votat e votuesve të pavendosur.

Një gjë është e qartë: Romney si president do të mbështetej në politikën e fuqisë, se sa të dialogut, gjatë përballjes me Rusinë. Por një president i këtillë me gjasë nuk do të ishte ndonjë problem për rusët. Atëherë edhe Rusia do ta kishte shumë më lehtë, thotë Fjodor Lukanov, ekspert për politikë të jashtme dhe botues i revistës “Russia in Global Affairs”.

“Moska nuk është më e detyruar të ofrojë kompromise, por mund të përqendrohet në zhvillimin e mundësive për neutralizimin e mburojës”, thotë Lukanov.

“Për Kremlinin, si në fushën e brendshme, ashtu edhe të jashtme, është shumë më mirë nëse president i SHBA-së bëhet një njeri, i cili shpall Rusinë si armike”, shton Lukanov.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.