Mobi Casa

Pse nuk rimartohet Eli Fara?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Eli Fara, këngëtarja jonë shumë e dashur dhe e pëlqyer gjithandej trojeve shqiptare , jo veç me zërin e këngën e saj, por edhe me bukurinë e performancën që e posedon ka arritur që të behët një këngëtare e famshme dhe e mirëpritur në çdo familje shqiptare, tek jehon zëri i saj i veçantë, brilant.

Anipse me një moshë, bukuria e saj lë përshtypje aq sa të lakmohet dhe të komentohet shpesh edhe në mediume tona shqiptare. Siç thuhet, sikur koha ka ndalur për te. Kështu ka shkruar edhe revista jonë Kosovarja thuajse sa herë e kemi zënë në biseda për jetën e karrierën e saj

Ja ç’thotë ajo, në pyetjen :Ju jeni divorcuar në moshë shumë të re. Më pas nuk keni menduar kurrë për tu rimartuar. Pse?

RCCOLA

– Nuk është se ka qenë problem vajza. Mendoj më shumë nuk e kam bërë, për shkak të profesionit. Unë kam lëvizur gjithnjë dhe mendoj se një lidhje nuk do mund ta mbaja dot, në këtë status. Mendoj se kjo ka qenë kryesorja. Pastaj nuk ka ardhur dhe personi i duhur. Dhe mbi të gjitha ekzistonte dhe zhgënjimi i mëparshëm.

Mund edhe të martohesha dhe të më binte prapë diçka shumë zhgënjyese si në martesën e parë dhe pastaj ti bija kokës me grushte e t`i thosha vetes: Oh zot! Pse e bëra prapë. Kur je vetëm më duket sikur ndjehem më rehat dhe e administroj mirë të gjitha ato prioritetet e mia. Kështu të paktën nuk ia vë fajin askujt, dhe domosdo më mbetet mua. Jam më e kënaqur kështu. /Kosovarja/