ARKATANA

Pse (nuk) ka zgjidhje në Kuvend

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Veton Surroi – Pas gati dy muaj përpjekjesh me një ritual – fillon mbledhja, hidhet gazi lotsjellës, përfundon mbledhja – partitë në pushtet në Kosovë organizuan një tubim pas mesnate në bufenë e objektit të Kuvendit, e përjashtuan opozitën me kordon policie dhe e quajtën mbledhje të rregullt në të cilën, dhe ja këtu koincidenca, shqyrtuan leximin e dytë të Ligjit për shëndet mendor.

Aplikimi i dy thënieve të Einsteinit

1.
Do të ketë qenë një koincidencë e krijuar për letërsi.

Pas gati dy muaj përpjekjesh me një ritual – fillon mbledhja, hidhet gazi lotsjellës, përfundon mbledhja – partitë në pushtet në Kosovë organizuan një tubim pas mesnate në bufenë e objektit të Kuvendit, e përjashtuan opozitën me kordon policie dhe e quajtën mbledhje të rregullt në të cilën, dhe ja këtu koincidenca, shqyrtuan leximin e dytë të Ligjit për shëndet mendor.

Uji Dea

Ndoshta para leximit të dytë të këtij ligji deputetët e partive në pushtet (e edhe atyre që nuk janë në pushtet), do t’u hynte në ndihmë leximi i parë i definicionit që shkencëtari i njohur Albert Einstein i bënte formës eklatante të mungesës së shëndetit mendor. Çmenduria, thotë ai, është, të bësh çdo herë të njëjtën gjë duke pritur rezultat tjetër.

Përpjekja që të mbahen mbledhjet e Kuvendit të Kosovës sikur të mos ketë ndodhur gjë në vend, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit më 25 gusht dhe përgjigjja me lotsjellës – një, dy, tre, katër e pesë herë – gjithnjë duke pritur se do të ketë rezultat tjetër, i afrohet bukur shumë definicionit të Einsteinit.
Në këtë drejtim pak gjë mund t’i ndihmojë pushtetit përpjekja që të tubohet në bufe. Nuk do t’i ndihmojë as leximi i dytë i Ligjit për shëndet mendor. Ndonëse mund të thotë se e ndërpreu definicionin e Einsteinit (“ja, nuk pritëm që të na hedhin lotsjellës, u tubuam në bufe”), definicioni i tij vlen në përmbajtje, ani të ketë ndryshuar forma.

http://koha.net/?id=31&o=931