FIDANISHTJA

Pse nuk jep llogari dikush për humbjen e 239 mijë euro nga MASHT?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Valentina Bunjaku Rexhepi – Këto ditë u bë me dije opinioni publik se, MASHT ka humbur 239 mijë euro nga padia e kolegjit AAB, për shkak të një Udhëzimi Administrativ që kërkonte pagesa prej 5 eurosh për çdo student në procesin e akreditimit të kolegjeve private – sikur shkruajnë edhe mediet kosovare. Ajo që më shqetëson si deputete, është shuma e humbur nga MASHT, mungesa e tyre në seanca gjyqësore dhe si palë e dëmtuar dhe humbëse, nuk është ankuar në Shkallën e Dytë.

Pavarësisht se shumica e deputetëve janë në pushim, sikurse edhe unë, nuk mund të rri e qetë me këso lajmesh të dëmtimit të buxhetit kosovar, dhe askush nga MASHT të mos jep llogari për humbjen e aq shumë parave të shtetit! Së shpejti Kuvendi i rikthehet punës dhe mbledhjet e Komisionit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por unë si deputete kurrë nuk do të rri e heshtur e pa kërkuar llogari për humbjen e 239 mijë eurove për padi!

HW

MASHT edhe nuk është dashur të bënte shkelje; po edhe sikur të bënte, pse nuk ka shkuar në seancë përfaqësuesi i saj ligjor; po edhe sikur të shkonte në seancë, pse nuk bëri sërish ankesë?!

A veç pse nuk janë paret nga xhepi privat i ministrit apo ndonjë zyrtari tjetër nga kjo ministri?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.