RCCOLA

Pse nuk duhet të votohet Salih Salihu?

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Arton Musliu – Autori i njohur i të drejtës ndërkombëtare Antonio Cassese në librin e tij ‘Self- Determination of Peoples’ ka bërë një analizë të shkëlqyeshme mbi kuptimin dhe akceptimin e nocionit të parimit.

Sipas tij, njerëzit e subjektet pajtohen për parime sepse nuk mund të pajtohen për rregulla e norma. Parimet janë për nga natyra të konstruktuara në atë formë që njerëzve e subjekteve u krijojnë hapësira të konsiderueshme për interpretimin e tyre. Meqenëse interpretimi në shumicën e rasteve është subjektiv atëherë domosdoshmërisht edhe parimet janë subjektive.

Për rrjedhojë të debatueshme. Gjithmonë relative. Pra parimet janë rregulla të përgjithshme të sjelljes brenda një kuadri të caktuar politik apo juridik dhe si të tilla mundësojnë qasjen subjektive, krijojnë mundësi për krijimin e bazës legale të asaj që synohet të realizohet, e që në fakt aty për aty nuk kanë bazë ligjore e aq më pak morale. Në këtë kontekst funksionon edhe politika jonë kosovare pa përjashtim. Emërimi i strukturave të FER-it nëpër pozita udhëheqëse të Vetëvendosjes dhe degradimi, respektivisht shndërrimi i saj në FER në Komunën e Vitisë, e ilustron më së miri këtë fakt. E gjithë kjo është bërë në emër të parimit të gjithëpërfshirjes, duke anashkaluar respektimin e dispozitave bazë të funksionimit të subjektit. Pra normat janë thyer përmes parimeve dhe në emër të tyre.

Fatkeqësisht në emër të këtyre makinacioneve e sajimeve të liga është emëruar Salih Salihu. Meqenëse ky stereotip nuk ka pasur legjitimitet popullor atëherë i është dashur ndihma e miqve për të ardhur në krye të një subjekti të cilin për vite me radhë e ka ndërtuar tjetër kush. Për më tepër me shndërrimin e Vetëvendosjes në FER (në Viti) dhe ndryshimin kardinal të konceptit politik të saj pritet që ky subjekt të pësoj debakël në këto zgjedhje. Kjo për shkak të averzionit që qytetarët kanë për kandidatin e saj i cili pa fije turpi mundohet të sajoj rrejshëm kinse kontributin e tij në çështjet kombëtare.

Për më tepër, dhe për më keq, filozofia e tij politike, nëse ka, me prejardhje nga LDK dhe koncepti i real i Vetëvendosjes dallojnë skajshmërisht njëra me tjetrën. Ky demagog me poshtërsinë më të madhe dhe në mënyrë të fshehtë kategorizon aksionet e fundit të VV-së si vandale dhe në një formë aksione rrugaçërie. Dhe, për fund, nuk duhet harruar faktin se ky parashutist e përfitues politik në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë kandidat për deputet nga radhët e FER-it dhe suksesi i tij ka qenë i ‘jashtëzakonshëm’. Fuqia e tij në ato zgjedhje ishte 400 vota. E në fshatin prej nga vjen morri hiq më pak se 25 vota.
Por t’i numërojmë arsyet një nga një se pse nuk duhet të votohet ky demagog.

Salih Salihu nuk është zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe në një proces të brendshëm e të ndershëm demokratik por është emëruar nga shërbëtori i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj. Pra ai nuk ka legjitimitet dhe legalitet të brendshëm.

Ai nuk përfaqëson konceptin e vetëvendosjes por atë të FER-it dhe të LDK-së.
Ai është anti UÇK
Kontributi i tij në kauzën tonë për çlirimin e vendit është zero. Për të mos thënë minus.

Është demagog i pakulturuar politik. Në njërën anë vetëvendosja është shprehur qartë kundër privatizimin për të mos i lënë punëtorët në rrugë, Salih Salihu ka privatizuar asete publike për ti lënë pikërisht punëtorët në rrugë.

RCCOLA

Niveli i politik dhe guximi i tij qytetar janë për të të ardhur keq. Opinioni i gjerë duhet ta dijë se vetëvendosja në Viti është opozitë. Ama veç në letër. Praktikisht ky formacion i çorientuar politik është bërë më pozitë se pozita. Është fatkeqësi politike se si një opozitë është degraduar në një OJQ e cila nuk bën asgjë tjetër pos vrojtimit të politikave komunale. Për këtë përgjegjës është bujku në fjalë.

Orientimi i tij në bujqësi është manipulativ dhe i pambështetur në parametra ekonomik real. Asnjë kandidat për kryetarë komune nuk mund të gënjej se përmes bujqësisë do të zhvillohet komuna jonë. Kjo nga fakti se komuna nuk ka mjete të mjaftueshme për subvencionimin e bujqësisë. Këtë detyrë e ka Qeveria e Republikës së Kosovës.

Shprehur në mënyrë koncize tendenca për krijimin e përshtypjes së komuna e Vitisë do të zhvillohet përmes bujqësisë është demagogji dhe naivitet politik. Komuna mund të krijon kushte për zhvillimin e bujqësisë por kurrsesi komuna nuk mund të jetë bartëse e një zhvillimi potencial bujqësorë. Këtë gjë qytetarët e komunës sonë duhet ta dinë.

Salih Salihu jeton në Austri. Familjen e ka atje. Moralisht nuk ka të drejtë të kërkoj votën e qytetarëve bujarë të komunës së Vitisë. Po ta kishte dashur Vitinë me siguri se do të kthehej të jetonte në të. Parashutisti politik është vetëm përfitues politik e kurrsesi bashkë solidarë me qytetarët e tij.

Mbështetja e qytetarëve të Vitisë për Salih Salihun është parë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai nuk gëzon autoritet, nuk ka gjasë për fitore dhe të gjithë ata të cilët e votojnë do ta çojnë votën e tyre, siç thotë populli, ‘poshtë’.

Përfundimisht ky njeri ka qenë i rehatuar në botën perëndimore gjatë gjithë luftës, është pa kontribut në kauzën kombëtare, kundër bashkimit kombëtarë, anti UÇK, antifetarë apo konkretisht antiislam, nuk është konceptualisht i formësuar, totalisht frikacak, pa vullnet dhe dije për tu përballë me oponentët politik dhe mbi të gjitha pa legjitimitet popullor.

Tani për tani kaq. Për arsyet tjera do të shkruaj në një nga opinionet e mija të ardhshme.

Autori është themelues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti dhe ish- kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.