Eko Higjiena

Pse nuk duan regjistrim shqiptarët e Luginës së Preshevës?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dy vjet më parë. Por, qeveria e Serbisë dëshiron një regjistrim të jashtëzakonshëm në zonat e jugut të Serbisë.

Këtë gjë e kundërshtojnë shqiptarët e Luginës, duke radhitur në arsyet e tyre faktin që procesi ka qenë i tëri në gjuhën serbe dhe nuk është mundësuar regjistrimi i shqiptarëve që tashmë kanë ikur nga kjo pjesë.

Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë, theksoi: “Çdo regjistrim në kushte të jashtëzakonshme nuk do të pritet mirë nga pala shqiptare. Do të konsiderohet si përpjekje e zyrtarizimit të pastrimit etnik”.

Hidromorava

Ndërsa Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, deklaroi: “Kemi një numër të madh të popullatës në diasporë, ndërsa një pjesë tjetër ka ikur në Kosovë. Ata nuk kanë mundësi të regjistrohen, për këtë arsye ne duam të kemi mbështetje nga faktori ndërkombëtar dhe kushte për regjistrim”, raporton TCH.

Qytetarët thonë se nuk mund të pranojnë regjistrimin nëse nuk regjistrohen të gjithë.

Shqiptarët thonë se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë është duke fshirë nga listat qytetarët që nuk gjenden në shtëpi për një kohë. Ndërsa flitet për 70-100 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbi, por shifrat nuk janë të sakta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.