Eko Higjiena

Pse ndodh enjtja e duarve?

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ka shumë raste kur përballeni me enjtjen e shpejtë të duarve, që ndikon jo vetëm në paraqitjen e jashtme por edhe në shëndet.

Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

Kjo ndodh nga faktorë të ndryshëm, siç është ndryshimi i temperaturës.

Megjithatë, enjtja e duarve mund të jetë simptomë e ndonjë problemi të fshehur shëndetësor.

Enjtja e duarve në mëngjes

Duart duken më të enjtura në mëngjes sepse qëndrimi shtrirë gjatë natës mund të nxisë akumulimin e lëngjeve në duar.

Ekspertët këshillojnë që t’i vini duart në lëvizje, t’i shtendosni e t’i lëvizni deri sa duart të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Enjtja e duarve si pasojë e motit

Duart enjten më shumë në mot të nxehtë.

Kjo ndodh sepse enët e gjakut zgjerohen në përpjekje për të mundësuar qarkullimin më të shpejtë të gjakut në lëkurë për ta mbajtur atë të freskët.

Në këtë rast, ekspertët këshillojnë që t’i fusni duart dhe kyçet në ujë të ftohtë dhe ato do të shfryhen menjëherë.

Aktiviteti fizik dhe shtatzënia

Eco Higjiena

Përdorimi i duarve gjatë aktivitetit fizik mund të shkaktojë enjtje të tyre.

Kjo ndodh sepse gjatë aktivitetit fizik trupi nxehet.

Ndërkohë gjatë shtatzënisë, enjtja e këmbëve dhe duarve është një simptomë shumë e zakonshme.

Gratë rekomandohen të veshin rroba të lehta, të kryejnë aktivitet të lehtë fizik dhe të mos rrinë gjatë në këmbë.

Kripa

Konsumi i tepruar i kripës mund t’i shtyjë qelizat të përthithin sa më shumë lëngje, gjë që nxit enjtjen e duarve.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e pakët të kripës, sepse kjo e fundit mund të rrisë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e veshkave dhe atakun në zemër.

Artriti

Enjtja e gjymtyrëve është një nga simptomat më të përhapura të artritit.

Në rastin e kësaj sëmundjeje, duart janë të enjtura dhe të ngurta për një orë në mëngjes.

Ka raste që enjtja zgjat më shumë se tre ditë ose më shumë se tre herë në muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.