UBT

Pse na dhembin kyçet kur bie shi?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shpesh mund ta keni vënë re që kur bie shi ose është ftohtë, ju fillojnë dhimbjet në kyçe apo në kocka, sidomos nëse keni pasur ndonjë dëmtim të vjetër.

Kjo është diçka që ndodh tek shumë njerëz dhe mjekët e kanë vërejtur shpesh.

Pse dhembin kyçet kur bie shi?

Kur bie shi ose është lagështirë dhe ftohtë, ndryshon presioni atmosferik. Kur ky presion bie, trupi reagon duke shkaktuar ënjtje në indet e buta dhe lëngjet rreth kyçeve zmadhohen. Kjo ushtron presion mbi nervat dhe shkakton dhimbje.

Gjithashtu, te personat me artrit (sëmundje të kyçeve), këto ndryshime ndikojnë më shumë. Kur kërcet në kyçe janë të konsumuar, nervat janë më të ekspozuar dhe reagojnë ndaj ndryshimeve të motit. Edhe muskujt, tendinat dhe indet e dëmtuara mund të tkurren dhe zgjerohen kur ndryshon moti, duke shkaktuar më shumë dhimbje.

Temperaturat e ulëta gjithashtu bëjnë që lëngu në kyçe të trashet, duke i bërë ato më të ngurta dhe më të dhimbshme. Për më tepër, kur është ftohtë apo me shi, njerëzit lëvizin më pak, dhe kjo mungesë aktiviteti i bën kyçet edhe më të ngurta.

Si ta lehtësoni dhimbjen e kyçeve kur ndryshon moti?

Hidromorava

Nuk keni nevojë të shpërnguleni në ndonjë vend të nxehtë – këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

Qëndroni ngrohtë: Bëni dush të ngrohtë, vishni çorape dhe doreza, shtoni ngrohjen në shtëpi ose përdorni batanije elektrike gjatë natës.

Lëvizni dhe bëni ushtrime: Aktivitetet e lehta si joga, pilates ose noti ndihmojnë në forcimin e muskujve pa rënduar kyçet.

Bëni nxehje para çdo ushtrimi: Para se të dilni për ecje ose vrap, bëni disa ushtrime shtrënguese për të ngrohur muskujt.

Pini shumë ujë: Dehidratimi e rrit ndjeshmërinë ndaj dhimbjes.

Parandaloni dhimbjen: Nëse e dini që moti i keq po afron dhe zakonisht ndjeni dhimbje, flisni me mjekun për mundësinë e përdorimit të ilaçeve anti-inflamatore ose suplementeve si glukozamina që ndihmojnë në zbutjen e kyçeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.