Pse më shumë flitet për dukjen e Albëries se sa për zërin e saj
Se Albërie Hadërgjonaj i është imponuar të bëjë muzikë komerciale tregon edhe ajo vet në një intervistë për Kosovaren.
Ja ç’thotë këngëtarja, e cila është mjaft e angazhuar gjithandej nëpër mbrëmje e ahengje familjare:
Në zemrën time dhe në karakter kam baladat. Unë kam shumë këngë ndër vite dhe sukseset e mia kanë qenë shumë më të mëdha me baladat.
Por, meqenëse ne artistët (këngëtaret) nuk kemi dhe nuk i gëzojmë të drejtat autoriale, atëherë duhet të jemi në treg dhe të servirim këngë për shijet e masës.
Është e vetmja mundësi të përfitosh nga puna dhe lodhja që bën. Në një mbrëmje rinore apo koncert askush nuk do këngë të qeta, njerëzit duan të kërcejnë dhe të argëtohen.
Kjo është arsyeja që unë vitet e fundit sjell këngë komerciale, por nuk harroj që herë pas here të bëj këngë festivalesh – thotë Albërie Hadërgjonaj, për të cilën në kohën e fundit më shumë flitet për pamjen e saj se për bagazhin e pasur të këngëve që e ka. /Kosovarja /


