UBT

Pse lulelakra është kaq e shëndetshme?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumica e njerëzve pyesin ku gjendet fshehtësia e lulelakrës, kësaj bime me gjethe të gjelbra, e cila gjendet në majën e listës së ushqimeve më të shëndetshme.

Lulelakra është e pasur me vitamina A dhe vitamina C, kalcium dhe hekur, luteinë dhe fibra ushqyese. Përmban sasi të lartë të kaliumit, ndërsa për shtatë herë është e pasur me beta karotinë në krahasim me brokolin.

LULELAKRA E RE

Uji Dea

Dhe, derisa lulelakra është në familje me lakrën, për ata që kjo shije nuk u shkon për qejfi, zgjidhja është lulelakra e re. Është më e lehtë për tretje në krahasim me të vjetrën, pasi që fibrat e saj janë më lehtë të lëngshme dhe kanë më pak celulozë. Lulelakra e re mund të konsumohet e freskët edhe me sallatë.

PËRBËRËSIT SHËRUES

Përmban formë të lartë të kalciumit, në krahasim me prodhimet e qumështit. Kalciumi në lulelakër vjen në kombinim me magnez, i cili është i domosdoshëm që kalciumi të përdoret në organizëm. Lulelakra është një ndër burimet më të mira për vitamina K, ndërsa që kjo vitaminë rregullon nëse kalciumi i konsumuar të shpërndahet nëpër eshtra apo do të mbetet në gjakrrjedhje.