FITORJA

Pse Kosova po e mbështetë fort Ukrainën, një shtet që nuk na njeh. Çfarë thotë Kurti?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një intervistë për Associated Press, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon ridefinimin e pozicioneve dhe kompensimin nga Perëndimi për shpërbërjen e bllokut sovjetik.

Ai ka deklaruar se Putin nuk kërkon që të ulët në tavolinën e negociatave me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por me presidentin amerikan, Joe Biden, raporton Gazeta Express.

Gjatë intervistës, Kurti është pyetur edhe për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës nga Kosova, ndonëse Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mobi Casa

“Nga buron ky solidarizim me një vend që s’e ka njohur Kosovën?”, është pyetur Kurti nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Kurti e ka shpjeguar këtë përkrahje, duke thënë se kosovarët gjejnë ngjashmëri të shumta në situatën e sotshme të ukrainasve, me atë të para një çerek shekulli ku ndodhej Kosova.

“Tek lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e popullit të Ukrainës, ne gjejmë shumë ngjashmëri me situatën tonë para një çerek shekulli, kur një fqinj shumë më i madh verior dëshiron të të okupojë, të të shtypë, të të shfrytëzojë, të të diskriminojë, të krijojë aparteid dhe gjithashtu provon edhe gjenocidin, i cili në Kosovë u nis, por u ndalua nga intervenimi i NATO-s, që të mos kishim shfarosje të shqiptarëve në vendin tonë”, ka thënë Kurti për AP-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.