ARKATANA

Pse kjo heshtje për “Eco – Higjienën” ?!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Veton Nevzadi – Deklarata e kryetarit të komisionit komunal të aksionareve të “Eco-Higjienës” ku njofton publikun për nivelin e zbatimit të marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat (PPP) të nënshkruar në vitin 2012 mes Komunës së Gjilanit dhe “Moser Group” nga Austria është për tu trajtuar më seriozisht nga institucionet komunale, pozitë dhe opozitë.

Sa për të ndihmuar në qartësimin e gjendjes, në nenin 5 të marrëveshjes mes partnerëve thuhet si në vijim: Realizimi i investimeve nga investitori do të bëhet sipas dinamikes së bazuar në planin e investimeve:
Në vitin 2012 – 500,000. 00 euro
Në vitin 2013 – 500,000. 00 euro
Në vitin 2014 – 500,000. 00 euro

Nëse kjo nuk ka ndodhur akoma, atëherë nuk kemi arsye vetëm të konstatojmë, por të veprohet në përputhje me dispozitat tjera të kësaj marrëveshje. Investimet e parapara përveç se nuk janë bërë edhe qenkan vonuar një vit e gjysmë. Në këtë rast, ky nen përcakton se: dështimi i cilësdo palë për të përmbushur zotimet teknike ose komerciale do të trajtohet si shkelje e detyrimeve.

Poashtu, zhvleftësimi i aseteve njëanshëm nga ana e investitorit bie në kundërshtim me nenin 6 të marrëveshjes PPP, e cila është e kategorizuar në domenin e vendimeve të cilat duhet të bëhen me koncenzus nga dyja palët pa marr parasysh numrin e aksioneve në kompani.

Uji Dea

Bazuar në këto rrethana, Komuna e Gjilanit do të duhej që ta shqyrtojë seriozisht aktivizimin e nenit 16 të marrëveshjes, me ç’rast pika B parasheh edhe rrethanat e përfundimit të ndërmarrjes së përbashkët kur realizimi i objektives është i pamundur.
Nëse shikojmë interesin publik është për keqardhje dhe shqetësuese heshtja e të gjitha palëve të për problemet që janë paraqitur në zbatimin e kësaj marrëveshje.

Konsideroj se përveç pushtetit komunal, i cili ka detyrim mandator për të ruajtur dhe avansuar interesin publik, në këtë rast është obligim edhe i opozitës që ta ngrisë zërin e saj për të vendosur në binarë këtë çështje, e veçanërisht përfaqësuesit e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Edhe pse detyrimet dhe punët e mira trashëgohen nga njëri pushtet ne tjetrin, për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje PDK në Kuvendin Komunal të Gjilanit do të duhej të jetë më vigjilente në këtë rast duke mbrojtur me ngulm interesin publik, i cili po dëmtohet nga investitori privat, gjithnjë sipas përfaqësuesit të pushtetit komuna në Komisionin komunal të aksionarëve të Eco-Higjienës. Heshtja për “Eco Higjienën” po e dëmton interesin publik të qytetarëve.

Veton Nevzadi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.