ARKATANA

Pse janë bllokuar punimet në rrugën Pogragjë – Dobërqan, pse hesht komuna dhe pse nuk reagon Qeveria?

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit thotë se janë vetëm tenderues të rrugës sepse mjetet janë të Qeverisë kurse Hysen Durmishi thotë se për vitin 2024 i kemi paraparë 320 mijë euro për ta përmbyllur këtë projekt që i bije se rruga as këtë vit mos të përfundojë.

Rruga Pogragjë – Dobërqan ka hyrë në projekt në kohën e Ramush Haradinajt ndërsa ishte nisur për tu ndërtuar në vitin 2022 dhe më vonë janë ndërprerë të gjitha investimet me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.

Ishte Rexhep Kadriu atë kohë zv.ministër i cili është angazhuar maksimalisht që fshatrat e brezit kufitar të përfitojnë nga Qeveria dhe me ardhjen në pushtet të LVV është stopuar çdo investim në fshatrat kufitare.

Po ku është faji, kush është përgjegjës pse kjo rrugë nuk po përfundon.
Kujtim Bajrami nga zyra e prokurimit në Gjilan thotë se komuna e Gjilanit vetëm se i ka udhëhequr procedurat e tenderimit sepse financues është Ministria e Infrastrukturës.

Uji Dea

Edhe Xhafer Xhelili organ mbikëqyrës i këtij projekti nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodhë dhe punën e bënë edhe më të komplikuar meqë kompania fitues është nga Podujeva derisa punimet e pakëta në teren në vlerë të 100 mijë eurove janë kryer nga një nën kontraktor nga Gjilani. Pra gjithçka mjegull dhe pa transparencë.

I kontaktuar nga rajonipress Hysen Durmishi zv.ministër tha se nuk e di çka është ka ndodh me atë rrugë. “Është kontratë e komunës e financimin e bëjmë ne. Ne tash edhe në buxhetin për vitin tjetër i kemi paraparë buxhet edhe 320 mije euro për ta përmbyllur këtë projekt. Unë i kam thënë Albanit nëse ai e përfundon sivjet ne ja paguajmë të gjitha faturat pavarësisht që i kemi pasur vetëm 100 mije euro sivjet sepse në tremujorin e fundit mund të bëjmë rialokim të mjeteve me vendim të Qeverisë. Në rialokim mund të bëjmë vetëm nëse na vijnë fatura për punët që i kanë kryer” tha Durmishi.

Ismail Rexhepi banor nga Pograxha thotë se po vazhdon të mbetet e bllokuar rruga Pogragjë – Doberqan nga shembja e dheut nga shkatërrimi. “Unë i punojë tokat në pjesën tjetër, por e kam të pamundur sepse rruga është e bllokuar sepse kompania që ka punuar aty ka bërë pengesa dhe bllokada të shumta dhe tani nuk kemi mundësi të punojmë arat tona që i kemi në pjesën tjetër në drejtim të Dobërqanit” shprehet Rexhepi./rajonipress/