United Hospital

Pse iu vazhdua mandati EULEX-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mandati i Eulex-it në Kosovë është vazhduar edhe për dy vite, Gjykata Speciale një arsye shtesë sipas njohësve.

Ka 13 vite që operojnë në Kosovë. E janë rreth 500 persona që punojnë në cilësi të ndryshme. Pjesëtarë të Policisë së Eulexit shihen shpesh në publik, por rralle në aksion. Aksioni i fundit i tyre që bëri bujë të madhe, ishte në arrestimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njësia speciale e tyre i asistoi policëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky bashkëpunim i tyre do të vazhdoj të paktën edhe për dy vite në Kosovë. Kjo pasi, Këshilli i Bashkimit Europian ia ka vazhduar mandatin misionit të EULEX-it deri më 14 qershor 2023.

Një ndër arsyet kryesore sipas njohësve të çështjeve juridike për zgjatjen e mandatit është edhe Gjykata Speciale. Se do të mbështesë Dhomat e Specializuara por edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e kanë konfirmuar edhe vetë misioni i Eulex në një përgjigje për televizionin.

ARKATANA

Shuma e ndarë për shpenzimet e këtij misioni nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023 do të jetë 173 milionë e 693 mijë e 683 euro.

Por a paguan shteti i Kosovës për këtë mision?

Sipas Miftarajt, Misioni i Eulexit do të vazhdojë të operojë në Kosovë deri sa të ketë Gjykatë Speciale, e që sipas tij kjo do të zgjas së paku për 10 vite./t7/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.