Fundamenti

Pse i duam pjeshkat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pjeshkat janë kultivuar për shekuj me radhë. Të dhënat tregojnë se ato kanë filluar të kultivohen në Kinë, ku janë bërë simbol i pavdekësisë dhe miqësisë. Pjeshkat janë të shijshme, të lëngshme dhe të ëmbla, ndërsa studimet kanë treguar se kanë veçori të shkëlqyeshme shëruese, veçanërisht nëse i hani me lëvore, transmeton Koha.net.

Humbja e peshës
Pjeshkat janë ushqim i përsosur. Ato do t’ju mbajnë të ngopur dhe do ta parandalojnë ngrënien e tepërt. Një pjeshkë përmban 35 deri në 50 kalori dhe aspak yndyrë.

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Pjeshkat janë një burim i shkëlqyeshëm i fitokimikateve të cilat kanë ndikim antioksidues. Në këtë mënyrë, ato e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Kujdesi për flokët
Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i pjeshkave mund ta reduktojë ndjeshëm rënien e flokëve, lëkurës së thatë të kokës dhe zbokthit.

Kujdesi për lëkurën
Vitaminat A dhe C janë të shkëlqyeshme për kujdesin e lëkurës, që është arsyeja se pse ato shtohen shpesh në produktet kozmetike. Këto vitamina stimulojnë rigjenerimin e indeve të lëkurës.

Mobi Casa

Zvogëlimi i stresit
Në Hungari e quajnë pemë të qetësisë, ndërsa studimet kanë treguar se pjeshka është shpëtim i shkëlqyeshëm në situata stresuese. Përmes konsumit ditor do ta reduktoni ndjeshëm nivelin e kortizolit në trup.

Parandalimi i kancerit
Seleni, një mineral me aktivitet antioksidues, parandalon formimin e qelizave të kancerit dhe ngadalëson përhapjen e tyre.

Shëndeti i veshkave dhe i fshikëzës
Pjeshkat kanë efekt diuretik, përmes të cilit rrisin funksionimin e veshkave dhe fshikëzës. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni trupin t’i menjanojë toksinat.

Parandalimi i sindromës metabolike
Sindroma metabolike është një grup i çrregullimeve të ndryshme në trup, duke përfshirë edhe rezistencën e insulinës, kolesterolin e lartë dhe presionin e gjakut, dhe sasinë e tepërt të yndyrës në zonën e barkut. Pjeshkët kanë efekt anti-inflamator, reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq (LDL), rregullojnë presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Për shëndetin respirator
Personat që vuajnë nga bronkiti apo kolla kronike mund ta gjejnë shpëtimin në çajin nga pjeshka. Hulumtuesit kanë vërtetuar se konsumi ditor i çajit të pjeshkës mund t’i zbutë ndjeshëm simptomat e sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes.