FITORJA

Pse gjumi është mënyra më e mirë për të luftuar gripin?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjumi mund të jetë arma më e fortë kundër gripit. Ky grip sezonal duket të jetë më i rrezikshmi, i cili deri më tani nëpër botë ka shkaktuar vdekjen e 85 personave të rritur dhe të 30 fëmijëve.

Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta bëjë vaksinën kundër gripit më pak efektive, si dhe të nxitë probleme kronike shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Chris Brantner ka thënë për “Daily Mail Online” se gjumi është si ‘bateri mbushëse’ dhe është i domosdoshëm për t’i dalë në rrugë gripit, derisa 1/3 e njerëzve në mbarë botën nuk flenë aq sa është e nevojshme.

GRANDEMALL

‘Secili sot është duke folur se si duhet t’i pastrojmë duart për të parandaluar gripin’, ka thënë ai. ‘Unë nuk e besoj se njerëzit e kuptojnë se sa e rëndësishme për ta ndaluar gripin është që të bëjnë së paku shtatë orë gjumë”. Sipas “The National Sleep Foundation”, rekomandohet që fëmijët midis 6 e 13 vjeç të flenë midis 9 deri 11 orë gjumë, 8 deri 10 orë gjumë për adoleshentët dhe 7 deri 9 orë gjumë për personat më të moshuar se 18 vjeç.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.