Eko Higjiena

Pse fëmijët duhet të qëndrojnë sa më larg ushqimeve të shpejta?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Edhe pse e preferojnë së tepërmi dhe ne, si prindër, shpesh bëjmë lëshime para kërkesave të tyre, studimi më i ri thotë se fëmijët nuk duhet as t’ua ndiejnë erën ushqimeve të shpejta (fast food). Ato ushqime thjesht, nuk janë për fëmijë.

Përpos që janë tepër të yndyrshme, të varfra me përbërës ushqimorë dhe plot me substanca të ndryshme kimike, ekziston edhe një arsye pse vogëlushët nuk duhet t’i hanë këto ushqime.

Mobi Casa

Ato janë të këqija për trurin e fëmijëve. Studimi i ri ka treguar se fëmijët të cilët shpesh konsumojnë ushqime jo të shëndetshme, arrijnë një sukses më të keq në shkollë. Tre vjet më parë studiuesit kishin filluar ta përcillnin suksesin e fëmijëve dhe shprehitë e tyre ushqimore.

Me këtë rast, ata kishin konstatuar se fëmijët që konsumonin ushqime të shpejta, arrinin sukses shumë më të keq sesa fëmijët që konsumonin ushqime të llojllojshme. Por, fëmijët pjesëmarrës në këtë studim, ushqimet e shpejta i konsumonin çdo ditë, prandaj mos u brengosni nëse fëmija juaj i ha ato një herë në javë, apo edhe më rrallë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.