KKVITI

Pse është i nevojshëm gjumi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Disa njerëz kanë nevojë të flenë 8 orë gjatë natës, disa të tjerë 4 orë. Edhe pas dekadash studimesh përsëri nuk ka një arsye të qartë se pse na nevojitet gjumi. Ja disa teori intriguese që shpjegojnë nevojën që kemi për gjumë.

Është e qartë se të gjithë ndihen mirë pas një gjumi të qetë dhe të plotë.

Nëse qëndroni disa ditë pa fjetur, do të keni konfuzion, harresë dhe halucinacione.

KKVITI

Gjumi na ndihmon të kemi një kujtesë më të mirë.
Sipas një studimi të kryer së fundmi, gjumi na ndihmon në lehtësimin e përvojave të këqija, pasi gjatë gjumit truri pushon së menduari për ngjarjet e pakëndshme apo traumat e kaluara.

Gjumi është i mirë për trupin dhe mendjen, orët e nevojshme që duhet të kaloni në gjumë janë 7-8 orë. Nëse flini më pak ose më shumë, mund të shkaktoni sëmundje të ndryshme.
Në vend që të ndiheni fajtorë kur ndjeni nevojën për gjumë, mendoni sa mirë i bën ai organizmit./BBC