Eko Higjiena

Pse ende nuk ka riformatizim të Qeverisë?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pritet që shumë shpejt të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar , të cilat janë të nevojshme kur tani më Hashim Thaçi është zgjedhur president i vendit.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli sot gjatë një konference për media ka thënë se nëse partneri i tyre i koalicionit, LDK-ja është e gatshme mund të bëhet riformatizimi i Qeverisë.

Veseli ka thënë se për këtë duhet të vendosë kryeministri Mustafa.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Kadri Veseli ka pasur një takim me kryeministrin Mustafa.

Megjithatë, sipas njoftimit nuk thuhet të jetë biseduar konkretisht rreth mundësisë së riformatizimit të Qeverisë.

“Kryeministri Mustafa përgëzoi kryetarin Veseli për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike. Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. U bisedua po ashtu për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet”, është thënë në njoftim.

Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit për këtë çështje, mirëpo ka qenë e pamundur.

ARKATANA

Riformatizimi i qeverisë sipas analistit Bajrush Morina duhet të ndodhë për dy arsye.

“E para sepse çdo akomodim mbi 2 vjeçar i ministrave nënkupton “pashallëk” dhe luks i tepruar dhe e dyta, kjo qeveri dhe ky koalicion nuk duhet të “rehatohen” sikur nuk po ndodhë asgjë në vendin tonë, me kaq papunësi, me kaq korrupsion dhe me kaq përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve të saj. Konsideroj se gjysma e ministrave tashmë “janë lodhur” duhet të ndërrohen nëse ky ekip qeveritar synon suksesin”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Ai ka shtuar se riformatizimi duhet të ndodhë sa më shpejtë sa nuk është bërë vonë.

Morina më tej ka theksuar se në rast se vazhdohet me këtë pjesë të kabinetit qeveritar, atëherë kjo do të nënkuptonte vazhdimësi të “pashallëkut qeveritar”.

“Çdo ndryshim presupozon diçka ndryshe, gjithçka ndryshe mendohet se do të reflektojë pozitivisht. Çdo vazhdimësie e tillë e njëtrajtshme, nënkupton vazhdimësi të “pashallëkut qeveritar” që do të ishte e dëmshme për vendin”, u shpreh Morina.

Ai gjithashtu theksoi se tashmë edhe faktori ndërkombëtar ka bërë kërkesë që qeveria duhet të lëvizë, në kuptimin e ndryshimit të formatit dhe përbërjes së saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.